Sytë tek këto gra dhe vajza zejtare: Lodhen dhe robtohen pa iu ankuar askujt

Publikuar tek: kulture-art, më 08:17 30-09-2016 Sytë tek këto gra dhe vajza zejtare: Lodhen dhe  robtohen pa iu ankuar askujt

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore ka sjellë larmishmëri ngjyrash dhe traditën shqiptare të punuar në mënyrë artizanele dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re.

Publicisti i njohur Gjergj Marku tregon përmes fotosh punën plot pasion të bërë nga gratë dhe vajzat të cilat sipas tij lodhen dhe robtohen pa iu ankuar askujt ndryshe nga zyrtarët e shtetit të cilët marrin rroga e sigurime shoqërore nga shteti.

“Të jetosh ndershëm me zejet e veshjeve

Dje, në organizimin për Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, disa gra e vajza të qytetit tonë, paraqiten veshje dhe qëndisma të larmishme të punuar në mënyrë artizanale. Punime ku ato kanë derdhur jo vetëm pasionin dhe nevojën për të jetuar përmes shitjeve, por gjithë shpirtin e tyre prej artisteje.
Imagjinojeni sa orë e ditë të tëra u duhet të bëjnë punime të tilla, thjeshtë me duar, me gjilpëra apo mjete të tjera. Lodhen dhe robtohen pa iu ankuar askujt, ndërkohë që ata që ankohen më së shumti janë zyrtarët, ata që marrin rroga e sigurime shoqërore, ata që shteti apo bashkia, në mjediset ku punojnë e dremisin, u siguron zyra komode, ujë e drita dhe gjithçka.
Si zyrtar i këtij shteti, në pjesën time, jam ndjerë i detyruar fort ndaj punës së pazëshme që bëjnë këto gra dhe vajza fisnike të qytetit tim” shkruan Marku.

 gjergj_marku3.jpggjergj_marku4.jpggjergj_marku5.jpggjergj_marku6.jpggjergj_marku7.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Do të vdesin autorët, librat veprat…” ministrja Kumbaro shfaq shqetësimin në maratonën e leximit
Çelet muzeu me 'Thesare të Shpëtuara', Rama publikon fotot »
Article Logic
Execution time: 0.022159814834595
array(1) { ["section"]=> string(81) "syte-tek-keto-gra-dhe-vajza-zejtare-lodhen-dhe-robtohen-pa-iu-ankuar-askujt-54601" }