T’lagi me sh… dhe një përsiatje tjetër

Publikuar tek: kulture-art, më 15:14 21-09-2016 T’lagi me sh… dhe një përsiatje tjetër

Nga Ilir Metaj

1.Mendova se do ishte “dashuria e një nate vere” dhe do harrohej shpejt .

Të paktën tani që ka ikur vera me gushtin prapa. Se helbete fundshtatori, koha freskohet, mendja freskohet e për rrjedhoje çdo gjë që varet prej saj freskohet (do Zoti edhe fiksimet e dalldisura si ky!).

Pra shpresova se nuk do t’a dëgjoja më. Më qartë, nuk do t’a dëgjoja më ngaqë të tjerët nuk do t’a dëgjonin më. Për të qenë akoma më i qartë, nuk është se më parë unë e dëgjoja me deshirën time. Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo, ju betohem.

Por ama gjatë gjithë kësaj vere (apo mos vallë gjatë gjithë verërave që kur mbaj mend unë ..?!) atë e dëgjoja kudo.

Në TV që në pikë të sabahut, në radio (e kotë të ndërroje stacionin, ishte vetëm ajo ngado), në makinat që qarkullonin me xhama ulur e volumin e muzikës në maksimum që “kënaqesinë” e dëgjimit të saj t’a ndanin me kalimtarët, pallatin ngjitur dhe gjithë mëhallën, në ashensor tek dëgjoja komshiun që e fershëllente, nëpër rrjete sociale ku u hëngrën e u grinë kush e postonte më shumë,  në palestër ku ndonjë djalë apo vajzë nuk harronte të shkonte te kompjuteri që shpërndante muzikën e t’a kthente nga fillimi për të n-tën herë rradhazi, te bari ku kafeja nuk mund të gjerbej pa qenë ajo në sfond (në çdo orë, në çdo bar), në plazh (edhe kur zhytje kokën në det…mos vallë peshqit? Mah..).

Me pak fjalë, nuk i shpëtoje dot. Përsa kohë merrje frymë, atë do dëgjoje.

Ja, iku vera. Erdhi vjeshta.  Mbase ka shpresë tani që të fashitet si vizatimet në rërë…

Ah jo. Asgjë. “T’lagi me shmapanjë” ngado.   As shirat e vjeshtës nuk ia dolën. As temperaturat e ulura.  Vazhdon t’lagi shampanja… Kjo tregon se nuk paska qenë dalldisja e një nate vere. As e një sezoni veror.

Qenka dashuri e vërtete.

Tenxherja e kulturës tonë ka gjetur kapakun e saj. Na rri fiks.

Do fakte? Pyet një të ri për tekstin e “t’ lagi me shampanjë”, t’a reciton rrufe, madje t’a këndon symbyllur porsi këndez.

Pyete pak kush është Xhuzepe Verdi, të thotë pa asnjë mëdyshje se është futbollisti anglez që luan për Leicester.

Kur i mendoj këto, më duket sikur kulturën e këtij vendi e kanë lagur vërtetë...T’lagi me sh…

2.Një hartë e botës para syve.

“Zgjidhni pjesën që do donit t'u falja”,- u tha Zoti shqiptarëve.

Të rriturit u ngulën sytë tokave.

Fëmija i vogël shikonte detin…

E ndjeni fëmijën brenda vetes, or miq?

E ndjeni si po vdes ditë për ditë? Po i humbasim oksigjenin. Po i helmojmë gjakun. Po e shqyejmë e po e copëtojmë si kanibalë të vërtetë. E ndjeni si përpëlitet në agoni?

Duhet t’a shpëtojmë. Duhet t’a kthejmë në jetë. Duhet t’a ndiejmë sërisht tek vrapon brenda nesh.

Eshtë e vetmja mënyre për të shpëtuar nga monstra që po i zë vendin atij e po na merr frymën neve. Eshtë luftë që duhet fituar.

Për fëmijën që shikon detin!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ankth dhe frikë në kryeqytet, policia vë në pranga autorët e përndjekjeve dhe ngacmimeve
Gjithçka gati për Maratonën e Tiranës: Si mund të regjistroheni në eventin fantastik »
Article Logic
Execution time: 0.01862096786499
array(1) { ["section"]=> string(43) "t-lagi-me-sh-dhe-nje-persiatje-tjeter-53647" }