"Ta mbajmë fjalën e burrit, siç e kemi dhënë", shkrimtarja revoltohet me seksizmin e Metës në Parlament

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:09 21-07-2016

“Seksizëm parlamentar”, kështu e quan shkrimtarja Flutura Açka deklaratën për konsensus bërë pak minuta më parë nga kryeparlamentari Ilir Meta, që si për të vënë në sedër deputetët, tha: “Ta mbajmë fjalën e burrit, siç e kemi dhënë”.

“Se çfarë i kanë bërë burrat këtij vendi, tani është e qartë edhe për vetê burrat. Seksizem puro... njëlloj si pleqësitë e shpellarëve. A u bën pështypje kjo,o gra të Parlamentit.

"Reforma" është gjinia femërore. Ndërrojeni në "Reformim", kështu nënkupton ndryshim me gjithsej, te drejtësisë dhe tuajin.

Meqe ra fjala, përse nxitoni për zgjedhje të parakohshme, që të mos jepni llogari për thagmat që premtuat në fushata dhe as të merrni meritat për 'bëmat' e mrekulluedhme e të prekshme për ne shqiptarët. Nuk kemi punë tjetër ne shqiptarët, por do shohim posterat e syfetërve tuaj më shpesh se katër vjet dhe të shohim valëvitjen e flamujve tuaj (si brekët e Ishes) varur anekënd.

Ju e dini që durojnë shqiptarët, prandaj edhe talleni hapur me ta”, shkruan Açka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020435094833374
array(1) { ["section"]=> string(105) "ta-mbajme-fjalen-e-burrit-sic-e-kemi-dhene-shkrimtarja-revoltohet-me-seksizmin-e-metes-ne-parlament-47292" }