“Ta mbarojë ose të mbarojë”, Rama paralajmëron ministrin për rrugën Tiranë -Elbasan

Publikuar tek: politike, më 19:03 13-03-2018 “Ta mbarojë ose të mbarojë”, Rama paralajmëron ministrin për rrugën Tiranë -Elbasan

Gjatë mbledhjes së qeverisë në Elbasan, një qytetar i është ankuar kryeministrit Edi Rama duke kërkuar përfundimin e rrugës që lidh këtë qytet me Tiranën.

Qytetari kërkoi që rruga të përfundojë sa më parë, ndërsa Rama iu drejtua ministrit të Infrastukturës Damian Gjiknuri duke e paralajëmruar nëse rruga nuk mbaron brenda vitit.

“Tani këtë çështje duhet ta marrë përsipër kush e ka përsipër, ministri i Infrastrukturës. Sot është marrë vendimi që mbaron deri në fund të vitit, ai e ka në dorë vetë…o ta mbarojë, o të mbarojë”, tha Rama.

Ndërsa ministri Damian Gjiknuri tha se “Në fakt vendimin e deklaroi kryeministri dhe ne na mbetet vetëm ta zbatojmë. Fatkeqësisht do të duhen edhe ca para më shumë, kështu që edhe ministri i Financave do të ndajë barrën me mua, por ne do ta bëjmë të mundur ta mbarojmë atë rrugë. Për ne ka prioritet dhe rruga do të mbarojë. Menjëherë me lëvrimin e fondeve rruga do të mbarojë, ka mbetur vetëm një segment dhe kjo është e sigurt.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ELBASAN, Rama NGRE NË KËMBË ministrat: I flisni popullit
Zhvillohet në Tiranë takimi vjetor BE, rikonfirmohet bashkëpunimi »
Article Logic
Execution time: 0.048688888549805
array(1) { ["section"]=> string(86) "ta-mbaroje-ose-te-mbaroje-rama-paralajmeron-ministrin-per-rrugen-tirane-elbasan-113155" }