Tabaku: I recituat qytetarëve përrallën e taksave të ulëta por ata paguajnë më shumë

Publikuar tek: politike, më 13:34 09-04-2015 Tabaku: I recituat qytetarëve përrallën e taksave të ulëta por ata paguajnë më shumë Deputetja e PD, Jorida Tabaku

“Justifikimi që ka shteti për mosreduktimin e taksave është që shtetit do i ikin 112 milionë dollarë a thua se nuk ishin këta ministra që u rreshtuan dhe i recituan qytetarëve  përrallën e taksave të ulëta”, i kujtoi kështu qeverisë nga foltorja e parlamentit deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Tabaku u ndal gjatë te këresa e PD për heqjen e taksës së qarkullimit që sipas saj rrit me 300 lekë për litër çmimin e naftës. Tabaku tha se kjo taksë ka dëbuar investimet e huaja si dhe ka detyruar qytetarët të furnizohen me karburant jashtë Shqipërisë .

“Paketa fiskale e dhjetorit 2013 e 2014 ishte shkatërruese për shqiptarët. Kjo lajthitje e juaja i detyron bizneset e huaja mos investojnë në Shqipëri, fluksi i daljes së bizneseve të huaja nga Shqipëria është 45 %.  Taksa progresive po rezulton një dështim i sukseshëm, taksat e punës kanë shkuar në linjë të zhdrejtë me numrin e të punësuarëve. Sigurisht që Shqipëria ka prioritete të tjera krahasuar me krimin në vend. Qeveria nuk ka kohë për propozimin e PD për heqjen e rritjes së taksës së qarkullimit, që rrit me  300 lekë për litër çmimin e karburantit.

Ndoshta ministrat nuk shqetësohen që shumica e mjeteve furnizohen jashtë se nafta është më e lirë dhe fermerët kalojnë kufirin se marrin naftë më të lirë. Çmimi nuk binte, propaganda e qeverisë rritej më shumë ndërkohë që llogaritë janë të thjeshta, qytetarët paguajnë 1 milionë lekë taksa për naftën ndonëse rrogën e kanë më të ulët se maqedonasit. 46 mijë e 600 qytetarë janë larguar vitin e shkuar nga Shqipëria sepse kjo qeveri u premtoi parajsën por asgjë nuk po ndryshon në këtë vend e po shkon  si mos më keq”, u shpreh  deputetja Tabaku duke paralajmëruar se meqë qeveria nuk po  e realizon PD do e ketë vetë në programin e saj kur të vijë në pushtet taksën e naftës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe-Shehut: Bëni aritmetikë, jo matematikë. Bankers-i gjen plot si ju në Afrikë, këtu jemi në Evropë
Takimi Basha-Thaçi: Mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni »
Article Logic
Execution time: 0.025041103363037
array(1) { ["section"]=> string(88) "tabaku-i-recituat-qytetareve-perrallen-e-taksave-te-uleta-por-ata-paguajne-me-shume-8261" }