Tabaku ia numëron një më një socialistëve: Këto janë 10 defektet e buxhetit 2018

Publikuar tek: ekonomi, më 11:11 14-11-2017 Tabaku ia numëron një më një socialistëve: Këto janë 10 defektet e buxhetit 2018

Në komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua dhe u miratua në parim vetëm me votat e socialistëve projektbuxheti 2018, nënkryetarja demokrate e Komisionit, Jorida Tabaku vuri në dukje 10 defektet kryesore.

“-          Nuk ka rritje pagash. Nga 5,5 mld leke, fondi tani eshte 1 mld lekë.

-          Nuk ka rritje pensionesh. Nga 2,5 mld lekë, fondi tani është 1,8 mld lekë

-          Nuk ka qeveri të vogël. Numri I punonjësve është rritur. Nga 81 617 punonjës, behet 81 660.

-          Nuk ka fonde as për indeksim pagash e pensionesh.

-          Ndihma ekonomike nuk shtohet. Ishte 20 miliardë, është 20 miliardë lekë

-         Nuk rritet kompensimi I të përndjekurve, shqetësim që Partia Demokratike e ka ngritur vazhdimisht.. Ishte 2 mld lekë, është 2 miliardë lekë. Me këtë ritëm duhen 20 vjet te perfunfoje pagesa per ish te perndjekurit.

-          Investimet janë në vlerën 86 miliardë, por sic është prakrikë e kësaj qeveria nuk do të zbatohen. Në këtë shumë përfshihen  9,4 miliardë lekë koncesione, 1,8 miliardë lekë shpenzime luksi.

-          Investimet kryesore strategjike janë braktisur duke filluar nga Rruga e Arbrit qe jepet me koncesion, duke vazhduar me shkollat e shendetesine qe perseri jepen me koncesion

-          Arsimi eshte ne minimumin e mundshem të fondeve me 3,6 mld lekë, ku nuk përfshihet as kërkesa e opozitës për libra falas.

-        Shëndetësia është 1,98 miliardë lekë duke përfshirë dhe koncesionet në shëndetësi. Në minimumin hisotrik”, konstatoi Tabaku.

Article Logic
Execution time: 0.020135879516602
array(1) { ["section"]=> string(85) "tabaku-ia-numeron-nje-me-nje-socialisteve-keto-jane-10-defektet-e-buxhetit-2018-99506" }