Tabaku: Kthimi i ligjit të pronave si antikushtetues ishte një arritje

Publikuar tek: politike, më 20:51 29-12-2015 Tabaku: Kthimi i ligjit të pronave si antikushtetues ishte një arritje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, eshte shprehur se presidenti Nishani ktheu ligjin e pronave si antikushtetues dhe kjo ishte një arritje e parë në kundërshtinë për këtë ligj, sepse ligji i miratuar nga qeveria u heq pronarëve te drejtë për të ankimuar vendimet e kthimit e kompensimit.

Deputetja e PD-së, Tabaku, nëpërmjet statusit të saj Facebook pasditen e së martës, shprehet se “Sot, Presidenti ktheu Ligjin e Pronave duke e argumentuar si antikushtetues. Besoj se kjo ishte një arritje e parë në kundërshtinë për këtë ligj, i cili i zhvlerëson pronat duke i llogaritur ato me vlerën e zonës që kishte në vitin e shpronësimit, i jep vetes fuqi prapavepruese duke gjykuar për të gjitha vendimet e mëparshme dhe i heq pronarëve të drejtën për të apeluar vendimet e kthimit e kompensimit. Ligji nuk e njeh konceptin e kthimit e kompensimit, por dhe nqs prona është e lirë ajo nuk kthehet, as njihet, as kompensohet, por përfishet në databazën e pronave për t’ia dhënë pronarit të ligjshëm kur t’i vijë rradha! Dhe kur rradha vjen, pronari kompensohet me një vlerë shumë e shumë herë më të ulët se sa vlera reale e pronës”.

“Bilanci i kësaj qeverie me pronën është negativ! Ligji i Investimeve strategjike, Ligji i Turizmit e së fundmi Ligji i pronave kanë një koncept, prona nuk shkon te i zoti. Në mënyrë të njëanshme dhe abuzive shteti vendos, shteti shpronëson, shteti vlerëson! Kjo qeveri e nisi betejën me pronën qysh me reduktimin e fondit fizik me 18,000 ha e më pas me 956 ha në zona të privilegjuara për t’ia dhënë klientëve. Gjithë sa ndodh më pas është vazhdimi i të njëjtës filozofi! Presidenti i dha mundësi edhe një herë parlamentit që të rishqyrtojë një nga problemet më të rëndësishme të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj, pronën, te gjithe ne jemi fajtore per mos zgjidhjen e ceshtjes se prones kush me shume e kush me pak! Uroj dhe shpresoj që demagogjia dhe mashtrimi edhe nga Avokatura e Shtetit, të mos shoqërojë rishqyrtimin e këtij ligji dhe rrëzimin e tij nga parlamenti shqiptar”, shprehet Tabaku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plani i Përgjithshëm Kombëtar, Rama: Në 25 vite zhvillimin urban e kemi bërë në formën e kryengritjes individuale
Basha: Për bllokimin e institucioneve vendosim në janar »
Article Logic
Execution time: 0.025219917297363
array(1) { ["section"]=> string(75) "tabaku-kthimi-i-ligjit-te-pronave-si-antikushtetues-ishte-nje-arritje-28822" }