Tabaku kundër Veliajt: Bën të njëjtat premtime për biznesin e vogël, duke ndryshuar vetëm ambalazhin

Publikuar tek: politike, më 09:44 21-05-2015 Tabaku kundër Veliajt: Bën të njëjtat premtime për biznesin e vogël, duke ndryshuar vetëm ambalazhin

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me pretimet e kandidatit të PS-së për Bashkinë e Tiranës  Erion Veliaj, për biznesin e vogël. Tabaku tha se asnjë premtim i dhënë për biznesin e vogël nuk është mbajtur  gjatë dy viteve qeverisje nga e majta.

“Njësoj si dy vjet më parë, Erioni i premtoi biznesit të vogël uljen e taksave, megjithëse dy vjet në qeveri nuk pati asnjë nismë për të ulur taksat dhe tarifat për këtë biznes. Përkundrazi, 97% e shqiptareve patën rritje taksash. A mos vallë është lehtësim për biznesin e vogël shtimi i barrës për sigurimet shoqërore? A mos është lehtësim për biznesin e vogël rritja e taksës së ndërtesës? Apo mos është lehtësi fiskale rritja e tarifimit të energjisë elektrike për këto biznese?”, u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD-së tha se shifrat e INSTAT dëshmojnë se ka përkeqësim të klimës së biznesit në Shqipëri, teksa akuzoi qeverinë se sot bën po të njëjat premtime duke ndryshuar vetëm ambalazhin.

“Të dhënat e INSTAT, flasin për përkeqësimin e klimës së biznesit. Të dhënat e Ministrisë së Financave për katër mujorin tregojnë se kemi rënie të pagesës së biznesit të vogël, nga paaftësia e qeverisë. Ndërkohë që Heritage Foundation e ka ulur me 9 pozicione renditjen e vendit tonë në listën e të bërit biznes”, theksoi Tabaku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A do të jetë Shpëtim Idrizi nënkryetari i ri i Kuvendit?
Edhe Gjermania kërkon hetim ndërkombëtar për Kumanovën/ Rama: Drejtësia, gur në themelin e bashkëjetesës »
Article Logic
Execution time: 0.020258903503418
array(1) { ["section"]=> string(104) "tabaku-kunder-veliajt-ben-te-njejtat-premtime-per-biznesin-e-vogel-duke-ndryshuar-vetem-ambalazhin-11637" }