Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Vëllai i Xhafajt për 6 vite ka hyrë në zyra, pa iu futur gjemb në këmbë

Publikuar tek: ekonomi, më 14:26 21-05-2018 Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Vëllai i Xhafajt për 6 vite ka hyrë në zyra, pa iu futur gjemb në këmbë Jorida Tabaku, deputete e PD

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku, theksoi se çështja “Xhafaj” duhet të mbetet në kryefjalë e diskutimeve në Komisionet parlamentare.

Duke iu referuar Agron Xhafajt, i dënuar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg, zonja Tabaku theksoi se vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për 6 vite me rradhë ka hyrë në zyrat e shtetit shqiptar, pa i hyrë gjemb në këmbë!

“Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë një javë më parë u diskutua çështja “Xhafaj” çështje me mjaft interes publik, ku Partia Demokratike ka nxjerrë fakte të cilat implikojnë drejtpërdrejt Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj në mbrojtjen dhe sigurimin e imunitetit të të vëllait të tij Agron Xhafaj e ndjekur nga një vendim i Gjykatës së Kasacionit në Itali me 7 vite e 2 muaj burg.

Pasi mbaruam mbledhjen e Komisionit, për herë të parë mazhoranca mbrojti Ministrin Xhafaj edhe pas skandalit i cili prej dy javësh po trondit opinionin publik i cili shprehet i shokuar.

Ne këtu duhet të diskutojmë se si mundet që një person që ka një dënim nga Gjykata e Kasacionit në Itali hyn dhe del në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe regjistrojnë biznesin pa i hyrë gjemb në këmbë.

Si ka mundësi që një person i cili ka një dënim të formës së prerë shkon dhe ekstradohet pa e parë e dëgjuar askush dhe fshehtazi, ndërkohë që për 6 vite ka qënë në aktivitet të plotë tregtar me biznesin e tij në Vlorë, në menaxhim jo vetëm të biznesit të tij por edhe bizneset e të tjerëve”, tha Tabaku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët, rritet arkëtimi me forcë i gjobave
»
Article Logic
Execution time: 0.024274110794067
array(1) { ["section"]=> string(110) "tabaku-ne-komisionin-e-ekonomise-vellai-i-xhafajt-per-6-vite-ka-hyre-ne-zyra-pa-iu-futur-gjemb-ne-kembe-121568" }