Tabaku në takimin me Eurodeputetët: Korrupsioni dhe pastrimi i parave në Shqipëri janë ngritur në sistem

Publikuar tek: ekonomi, më 13:03 13-02-2018 Tabaku në takimin me Eurodeputetët: Korrupsioni dhe pastrimi i parave në Shqipëri janë ngritur në sistem

Nënkryetarja e Komisioni të Ekonomisë, Jorida Tabaku, vuri në dukje gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asocimit se “korrupsioni dhe pastrimi i parave në Shqipëri janë ngritur në sistem”.

Deputetja e PD, tha se të të dhënat e fundit zyrtare nga zyra e prokurimeve publike tregojnë se qeveria shqiptare ka kryer pothuajse 30% të tyre me prokurim të drejtpërdrejt.

Nga 9613 proçedura 3318 janë me negociim pa shpallje. Tabaku tha se këto janë kontrata që i jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë një personi të vetëm të lidhur me qeverinë. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë citoi srategjinë e zgjerimit, ku thuhet se prokurimet publike që shkojnë tek klientët e caktuar të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë një nga elementët kryesorë të korrupsionit qeveritar.

“Nëqoftëse ka një fushë që opozita dhe mazhoranca mund të ulen bashkë për të hartuar një strategji të përbashkët për integrimin europian, kjo është lufta ndaj korrupsionit”-u shpreh Jorida Tabaku. Ajo iu referua raporteve ndërkombëtare që përmendin korrupsionin si problemin kryesor. “90% e bizneseve shqiptare, thotë Transparency International, kanë paguar një herë gjatë vitit të fundit pagesa korrupsioni në një zyrë shtetërore.

Sistemi i shëndetësisë thotë raporti i Freedom House, është një nga sektorët ku korrupsioni është më i lartë, ku qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me pagesa nën dorë”-u shpreh Tabaku. Ajo vuri në dukje e korrupsioni elektoral, siç përmendet në raportin e OSBE/ODIHR, është një nga format më të shëmtuara të korrupsionit që, si në të gjitha vendet e Ballkanit, edhe në Shqipëri, është duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë.

Cili nga këto universitete është më i miri dhe cili është më i shtrenjti?

Universiteti i New York-ut në Tiranë
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Luarasi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Privat "Albanian University"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e lartë universitare, jopublike, "Universiteti "Marin Barleti""
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Qiriazi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Europian i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Aldent"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "WISDOM"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Polis
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "EPOKA"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e Larte "Nehemia"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional Privat, "Ivoclar Vivadent & Partners"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "LOGOS"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Business University College
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Bedër"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "I Biznesit"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "REALD"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
EPITECH ALBANIA
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Esthetics and Style School
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Firma me xhiro “zero” po ndërtojnë pallate milionëshe në Tiranë
»
Article Logic
Execution time: 0.024156093597412
array(1) { ["section"]=> string(110) "tabaku-ne-takimin-me-eurodeputetet-korrupsioni-dhe-pastrimi-i-parave-ne-shqiperi-jane-ngritur-ne-sistem-110100" }