Tabaku-Nikollës: Projektligji është klientelist, Nikolla: Kush janë klientelistët, hartuesit e ligjit?

Publikuar tek: politike, më 17:19 21-07-2015 Tabaku-Nikollës: Projektligji është klientelist, Nikolla: Kush janë klientelistët, hartuesit e ligjit? Jorida Tabaku dhe Lindita Nikolla

Debate të ashpra mes deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla, për projektligjin e Arsimit të Lartë. Tabaku tha se ky projektligj është klientelist, ndërkohë që Nikolla i ka kërkuar të tregojë se “kush janë klientelistët, hartuesit e projektligjit?’. Tabaku e ka sulmuar personalisht ministren, duke i kujtuar asaj dashurinë për universitetin privat, por Nikolla i është përgjigjur se është diplomuar në publik. “Ç’kishte më shumë Tefta Cami se ministrja e sotme?”, ka thënë Tabaku, duke kujtuar ministren e Arsimit dhe të Kulturës në diktaturën komuniste.

“Bëtë një pyetje në fakt që për moshën dhe kulturën që pretendoni se përfaqësoni nuk është korrektet. Dua të tregoj si ndahem nga ju personalisht. Hajdeni këtu përpara kësaj foltore dhe flsini të vërteta, por në fakt këtu folët fund e krye të pavëreta. Tregojini shqiptarëve kush janë oligarkët. Tregojini dhe më mundni publikisht kush janë klientelistët, ata që kanë hartuar ligjin? Treguat një të vërtetë tjetër se nuk e keni lexuar fare ligjin pasi iu referuat ligjit 12, por në fakt bëhet fjalë për kapitullin 12. Pedagogët e huaj e kanë vlerësuar ligjin. Treguat se ato çka thatë nuk janë në mendjen e qeverisë dhe timen, por janë në mendjen tuaj”, i është kundërpërgjigjur Nikolla.

“Ndodhen jashtë sallës së Parlamentit studentë që protestojnë. Po kalojmë me shpejtësi një projektligj që kundërshtohet nga pedagogë e studentë. Ky ligj shkatërron gjithçka që është arritur deri më sot. Ky projektligj e gjunjëzon Arsimin e Lartë përballë një klientele që është krijuesi i këtij projektligji.

Si mund të mos jetë antikushtetues një ligj që u nis si një draft i fshehtë, u maskua si një ligj anglosakson, doli se ishte portugez dhe vazhdon të jetë vetëm një gjë: klientelist dhe oligarkist.

Një ligj që kundërshton Kushtetutën, është deficitar, autonominë e kontrollon nëpërmjet disa agjencive, që nuk dihet se si janë, janë drejtori të MAS? Atëherë MAs do kontrollojë universitetet. Në cilin vend të Evropës kemi parë ministri që me njërin sy vëzhgon dhe me dorën tjetër godet. Ku kemi parë një ministri që gjykon mbi titujt akademik, leksionet? Në këtë moment arrijmë të kuptojmë se ky projektligj nuk është produkt i pedagogëve.

Ata pedagogë të zhgënjyer nga ju sot, ishin të zhgënjyer nga drafti juaj. Nuk gjeta asnjë mendim që të ishte unanim me të gjitha nenet e këtij. Ku funksionet e senatit akademik tjetërsohen.  Bordi merr më shumë fuqi se senati. 

Ky është demi më i madh, përmes bordeve do vendoset nën hyqëm liria. Kjo qeveri po përpiqet të instalojë censurën. A do ta financoni një punim shkencor që flet për zullumet e qeverisë tuaj?!

Ç’kishte më shumë Tefta Cami se ministrja e sotme?

Ky ligj përdhos të gjitha universitet publike, taksat ua jep universiteteve private. Ky nuk është liberalizëm, po klientelizëm. 

Qeveria ka vendosur që para hyrjes në fuqi të ligjit të rrisë tarifat. Nuk është vetëm klientelist, por antisocial, qeveria erdhi me frymën ku i pasuri paguan më shumë se i varfri. Qeveria e  qeverisjes sociale, ia bën gati borxhin studentor familjeve. Askush nuk di të thotë se si nesër studenti do shlyejë borxhin 3 mijë e ca eurove.

Filozofi etatiste, ku shteti kontrollon gjithçka, mangësi në vizion, shkelje të Kushtetutës. Ky është realiteti i këtij ligji.

Arsimi Publik trajtohet si një mall i tregut çam.  Përballë këtij ligji nuk keni përballë vetëm opozitën, por 140 pedagogë dhe studentë që ndodhen jashtë. Sot u kërkoj kolegëve socialistë të ngrihen mbi përkatësinë partiake”, tha Tabaku për projektligjin e Arsimit të Lartë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Ky sezon turistik po bën diferencën
Rama: Historike reforma në arsim. Ky është revolucion »
Article Logic
Execution time: 0.010486841201782
array(1) { ["section"]=> string(103) "tabaku-nikolles-projektligji-eshte-klientelist-nikolla-kush-jane-klientelistet-hartuesit-e-ligjit-16684" }