Tabaku nxjerr grafikun: Kjo është dhuratë e Qeverisë Rama!

Publikuar tek: ekonomi, më 11:47 22-10-2018 Tabaku nxjerr grafikun: Kjo është dhuratë e Qeverisë Rama! Grafiku i publikuar nga Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku  nëpërmjet rrjetit social “ Facebook” ka publikuar ditën e sotme një grafik rreth taksave të çmimit të naftës.

 

” Karburanti në Shqipëri ka më shumë taksa se në çdo vend të botës. 60% e çmimit sot është taksa.

- Në 2014 qeveria Rama shtoi me 240 lekë taksën e qarkullimit që sot bën të kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë dhe rajon.

- Rriti me 24% çmimin e energjisë elektrike.

- Rriti me 33% çmimin e biletës së urbanit.

- Rriti me 30% çmimin e ujit të pijshëm.

- Rriti me 30% tarifat e arsimit të lartë.

Dyfishoi çdo taksë, uli konsumin, uli pagat, rriti çmimin e në këmbim nuk bëri asnjë investim! Këto janë fakte që propaganda si mohon dot! Sot çmimi i karburantit dhe çdo gjë tjetër që kushton më shtrenjtë është dhuratë e Qeverisë Rama!”-shprehet Tabaku.

Më poshtë deputetja Tabaku si provë ka paraqitur një grafikë me totalin e taksave dhe koston e fitimit.

44498976_1985497544871534_9027344463835430912_n.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama kundër Bankës së Shqipërisë: Do nxisë piramidat e reja financiare
»
Article Logic
Execution time: 0.03183388710022
array(1) { ["section"]=> string(63) "tabaku-nxjerr-grafikun-kjo-eshte-dhurate-e-qeverise-rama-138677" }