Tabaku përballë gazetarëve për koncesionet e qeverisë: Po marrin para nga Banka Botërore për reklamë, duan t’u mbushin mendjen shqiptarëve se janë të mira

Publikuar tek: politike, më 11:44 09-02-2016 Tabaku përballë gazetarëve për koncesionet e qeverisë: Po marrin para nga Banka Botërore për reklamë, duan t’u mbushin mendjen shqiptarëve se janë të mira

Deputetja Jorida Tabaku ka dalë sot përpara gazetarëve e përgatitur për të folur për të gjitha koncesionet abuzive të qeverisë, sipas Partisë Demokratike dhe Partneritetit Publik-Privat, siç i quan qeveria.

“Po marrin para nga Banka Botërore për reklamë, duan t’u mbushin mendjen shqiptarëve se koncesionet janë të mira’’, tha Tabaku sot.

Koncensionet kanë pasoja negative për buxhetin. Kampion është shëndetësia. Partneriteti Publik-Privat:  ‘’Check Up’’ 120 mln euro, Hemodializa, koncensioni për sterilizimin dhe 287 mln euro të tjera, pra 338 milionë euro vetëm shëndetësia. 660 milionë euro për 900 ditë koncensionet, dëme buxhetit të shtetit. 220 euro kosto nga xhepat e qytetarëve.Në fund të 10 viteve, 133 milionë euro, qeveria 14 milionë euro. Për çdo 10 lek TVSH, 9 lekë koncensionarit.

Ministria e Shëndetësisë lajmëroi për 6 Partneritete Publik-Privat të reja. Ministria e Ekonimisë lajmëroi 70 asete me koncension për 375 mld lekë

Të gjitha shërbimet janë duke u koncensionuar. Paratë publike po i marrin nga Banka Botërore për reklamë që t’u mbushin mendjen qytetarëve pse koncensionet janë të mira’’, theksoi Tabaku.

Pse i kundërshtoni, kur ku ishit ju keni dhënë vetë koncensione?

Unë nuk kam qenë ndonjëherë si ishim ne dhe si ishit ju. Nga 173 koncensione që u thanë, 95% në energjetikë, burim natyrore, merret shfrytëzohet, koncensionari paguan dhe një fee…kjo kur shteti e ka të pamundur të financojë.

Ndërkohë që koncensionet e sotme janë të mundura të bëhen nga buxheti i shtetit. Ky nuk është një formë koncensioni, ky është një tender që I jepet privatit. Ky është rrisku më i madh i buxhetit të shtetit.  Shumica e  3P-ve ndodhin në infrastrukturë, por  ë rastin e Shqipërisë ndodhin edhe në rastin e sektorëve të butë, si shëndetësia. Sigurisht që kjo është një kosto shumë e madhe.

U është thënë se sulmohet ministri Beqaj për prishjen e lobingjeve të barnave. Ju ç’koment keni për këtë?

Unë s’kam sulmuar askënd asnjëherë personalisht por kam folur me fakte. Unë nuk e di ç’lobingje të barnave janë prishur për t’u bërë 2 analiza. Ky nuk më duket një lobing që ka të bëjë me PD-në. Ne flasim me fakte dhe shifra. Në një rast të qytetarit analizat ndryshe ishin në ‘’Check up’’, ndryshe në realitet. Lobet nuk më duket se kanë të bëjnë me këto raste që unë po përmend në shëndetësi.

Ç’Program do të ketë Partia Demokratike?

Për herë të parë një parti në opozitë ka një program ekonomik dhe jo propozime në erë. Të gjitha të llogaritura: shpenzime dhe të ardhura për buxhetin, një analizë e veçantë po realizohet edhe për rrisqet. Është duke u marrë në analizë nga specialistët e PD.

Ç’mund të thoni për Koncensionin e TVSH-së dhe Kuponave Tatimorë. Basha deklaroi se do i kallëzonte në Prokurori. Në c’fazë është deklarata e Bashës, keni gjetur shkelje?

Ne kemi denoncuar dhe në bazë të denoncimeve tona, në rastin e shëndetësisë ka nisur një hetim. Koncensioni I TVSH-së pritet të lancohet në fund të shkurtit , PD do vazhdojë hapat e tjerë. Në Ministrinë e Financave, koncensioni deri më tani është në kuadrin e propagandës mediatike sapo të marrin hapat e tjerë, do të procedojmë.

Koncensionet do t’i njohni kur të vini në pushtet? Rama deklaroi se do anullohej, kur erdhi tha janë të çimentuara..

Unë po marr shembull HEC-in e Vjollcës, tha nuk do jepet, në korrik 2015 u firmos. Të gjitha këto do kalojnë në analizë dhe skanim për të vlerësuar të gjitha skanimet dhe për të ndërprerë të gjitha koncensionet korruptive dhe që shkelin ligjin.

Pse quhet korruptive kur është Rama dhe jo kur ishte Berisha?

Unë e bëra një diferencë. Për mua rastet e shëndetësisë, janë thjeshtë tendera 10-vjecarë.

A ka diçka për të ndryshuar te ligji i koncensioneve?

Na u tha që nuk do të ketë një ndryshim të kasave fiskale, ndërkohë që kompania deklaron që do ketë një ndryshim të kasave fiskale dhe këtë gjë do ia lëmë qeverisë. Ligji është shumë i mirë, krijuar 2013, ndryshuar 2015.

Ne s’po flaism me problem që ekziston në ligj por me problem që lidhen me zbatimin e ligjit.

‘’Standard  and Poor’’, thotë se në periudhë afatgjatë Shqipëria do vlerësohet B+,  po vlerësimi në periudhën afatshkurtër është B.

Faktet tregojnë se ekonomia ndodhet në situatë të vështirë. Për një vend si Shqipëria ky është një rrisk dhe një kosto shumë e madhe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mimi Kodheli për lekët e Eduard Ndocajt: Dy herë jemi ulur në kafe, njëherë kam paguar unë, njëherë ai
Ligji për medaljet/ Doda- Spartak Brahos: Segmente të vjetra të komunizmit shkelin procedurat parlamentare »
Article Logic
Execution time: 0.04065990447998
array(1) { ["section"]=> string(158) "tabaku-perballe-gazetareve-per-koncesionet-e-qeverise-po-marrin-para-nga-banka-boterore-per-reklame-duan-t-u-mbushin-mendjen-shqiptareve-se-jane-te-mira-32119" }