Tabaku: Qeveria ka rritur taksat 5 mld euro dhe nuk gjen dot 30 mln euro për Teatrin Kombëtar

Publikuar tek: ekonomi, më 12:19 02-07-2018 Tabaku: Qeveria ka rritur taksat 5 mld euro dhe nuk gjen dot 30 mln euro për Teatrin Kombëtar Jorida Tabaku, deputete e PD

“Qeveria ka rritur taksat 5 mld euro dhe nuk gjen dot 30 mln euro për Teatrin Kombëtar”, ka thënë n/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku, teksa i ka kërkuar Ministrit të Financave Arben Ahmetaj të flasë në lidhje me këtë çështje në Komision.

 

“Kjo eshte grabitja me e madhe e pronës publike. Sot e keni kthyer parlamentin në zyrë tenderash e koncesionesh se keni frikë ta miratoni vetë. Sot me aferën e Teatrit po pastrohen paratë e krimit dhe të drogës e kam një vit që e them e ka shkuar në vesh të shurdhët. Sot në rend dite duhet të ishte Teatri Kombëtar. Projekt-Ligji i qeverisë shqiptare është bashkëfirmosur nga Ministrja e Kulturës dhe zv/Ministri i Ekonomisë dhe Financave. Mqse Ministri Ahmetaj ka ardhur sot këtu, duhet të flasë vetëm për këtë ligj, dhe për asgjë tjetër”, është shprehur Tabaku.

“Çdo diskutim që ne kemi bërë në këtë Komision ka rezultuar e vërtetë. Kemi denoncuar prej një muaj e gjysëm çështjen e Ministrit të Brendshëm dhe çështjen e pastrimit të parave, i cili u reflektua edhe në rënien e Euros që sot pensionistët, bizneset dhe emigrantët po e vuajnë. Kemi ngritur shqetësimin për ritjen e taksave dhe konkretisht atë të pronës, dhe rezultoi e vërtetë”, theksoi Tabaku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Euro dhe dollari e nisin korrikun me ulje, ja sa këmbehen sot
»
Article Logic
Execution time: 0.0045328140258789
array(1) { ["section"]=> string(99) "tabaku-qeveria-ka-rritur-taksat-5-mld-euro-dhe-nuk-gjen-dot-30-mln-euro-per-teatrin-kombetar-126465" }