Tabaku replikoi për Eurobondin, Ahmetaj: Gëzohu për Shqipërinë se PD qepë ishte e qepë është

Publikuar tek: barometri, më 08:10 03-10-2018 Tabaku replikoi për Eurobondin, Ahmetaj: Gëzohu për Shqipërinë se PD qepë ishte e qepë është

Pas replikës së deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku për eurobondin ku akuzoi qerverinë se po merr 500 milion euro borxh për të shlyer borxhe, duke mos bërë asnjë investim, ka reaguar Ministri i Financave Arben Ahmetaj.

 

Ahmetaj shprehet se Shqipëria ia ka dalë mbanë për 4 vite dhe se do t’ia dalë mbanë edhe për vitet e ardhmshme.

Gjithashtu ministri ka ironizuar duke thënë se të krahasosh ekonominë e vendit tonë me vende të tjera është njësoj si të krahasosh një molle me një qepë apo një kastravec.

Deklarata e Arben Ahmetajt:

Zonja Tabaku, gezohu edhe ti sot, se ka fituar Shqiperia dhe nese qeveria ia ka dale ta sjelle deri ketu ne vetem kater vjet Shqiperine, ka kaq shume akoma per te bere edhe per PD kur te vije ne qeveri nje dite (nese), sa te siguroj qe trishtimi yt sot eshte absurd! 
Une e di qe ti e do Shqiperine te pakten njesoj sa une zonja Tabaku dhe e di qe edhe ekonomine e do shume, paçka se e kupton pak. Por dashuria jote per Shqiperine me mjafton sot qe une te mundohem te ta thyej trishtimin. 
Ti ben krahasime pa asnje lidhje e nderuar zedhenese e ekonomise se partise qe e shkaterroi ekonomine (po ti s'ke asnje gisht ne ate shkaterrim, te kuptohemi). Mali i Zi sot, eshte 3.95 (me borxh 55%) zonja Tabaku, ndersa Maqedonia eshte sot sa ne, rreth 3.55 pra edhe pse ka BB rating! 
Krahasimi me dje nuk behet me vendet e tjera zonja Tabaku, se eshte njesoj si te krahasosh nje molle me nje qepe apo nje kastravec, po behet me vetveten. 
E di ku jemi sot me ku ishim dje, kur sapo e morem ekonomine e shkaterruar nga ju dhe ku ishim pardje, kur ju e nxorret Shqiperine ne tregjet e kapitaleve? E pra ju e cuat 7,5% per periudhe 5 vjecare, 4 perqind me shume se sot, e per nje maturim me te shkurter. 
Ta them une, po mire ben ta lexosh vete duke hapur librat e llogarive te ketij shteti. Po beje te lutem, beje, te gezohesh per Shqiperine sot se per partine tende dje s'ke pse merzitesh, qepë ishte, qepë eshte. 
Naten e mire, zonja Tabaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069160461425781
array(1) { ["section"]=> string(97) "tabaku-replikoi-per-eurobondin-ahmetaj-gezohu-per-shqiperine-se-pd-qepe-ishte-e-qepe-eshte-136442" }