Tabaku: Shqipëria ndër 15 vendet me borxhin më të lartë publik, është rritur në 83%

Publikuar tek: politike, më 13:46 08-08-2018 Tabaku: Shqipëria ndër 15 vendet me borxhin më të lartë publik, është rritur në 83%

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat është shprehur se ekonomia e vendit është në lëngim për shkak të mosmbledhjes së taksave dhe aktit normativ, si pasojë në arkën e shtetit mungojnë 75 milionë USD vetëm për këtë vit.

Gjithashtu Tabaku tha se borxhi publik e rendit Shqipërinë ndër 15 vendet me borxhin më të lartë duke deklaruar se borxhi publik është rritur në 83 përqind. 

Më shumë nga deklarata e Jorida Tabakut:

Dy gjëra janë të sigurta në buxhetin e qeverive socialiste dhe mbi të gjitha qeverisë Rama “mosmbledhja e taksave dhe akti normativ”. Këto të dyja janë kolonat mbi të cilat lartohet qeveria e tepsisë Rama, e cila edhe këtë vit dështoi të prodhonte një buxhet real dhe eficent në lidhje me sfidat e ekonomisë shqiptare.

Prandaj, kryeministri Rama ka firmosur Aktin Normativ si arnimin e radhës për ekonominë e lënguar të vendit që është futur në një rrugë të vështirë dhe pa vizion. Sado që kryeministri përpiqet të mbulojnë dështimin ekonomik me arnime të njëpasnjëshme dhe arritje imagjinare ekonomike, e vërteta ulëret të kundërtën.

Për vitin aktual mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave por edhe mbylljes së bizneseve.

Ky Akt Normativ vjen në një moment ku qeveria gjendet e zbuluar përpara abuzimeve me koncesionet dhe PPP që kanë rritur borxhin publik. Borxh, të cilin qeveria e fsheh duke mos i deklaruar PPP-të si detyrime në kundërshtim me kërkesat e Bashkimit europian. Sakaq, borxhi publik në nivelet aktuale e rëndit Shqipërinë përpara Gjermanisë ndër 15 vendet me borxh me te larte. Shqiperia eshte e para në rajon per borxhin me 70 perqind dhe nqs llogarisim ketu dhe komtratat koncesionare shkon me 83 perqind.

yjukhi.jpg

i9oi;op'.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Haradinaj flet nga Vlora për korrigjimin e kufijve: E PAPRANUESHME, ja pika e vetme që jam DAKORD me Thaçin (Si u pëgjigj për Berishën)
‘E gjithë media shqiptare e fshehu dje pjesën thelbësore të fjalimit të Presidentit të Serbisë’ »
Article Logic
Execution time: 0.024539947509766
array(1) { ["section"]=> string(87) "tabaku-shqiperia-nder-15-vendet-me-borxhin-me-te-larte-publik-eshte-rritur-ne-83-130511" }