Tabaku sponsorizohet në facebook, nis garën për Bashkinë?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:52 06-04-2015 Tabaku sponsorizohet në facebook, nis garën për Bashkinë?

Jorida Tabaku përflitet prej kohësh dhe ditët e fundit me intensitet të lartë si kandidatja më e mundshme e PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Ish-nënkryetarja e Bashkisë me shumë mundësi do të jetë e përzgjedhura e Lulzim Bashës për këtë garë dhe kjo ide përforcohet më shumë kur sheh se Tabaku ka nisur sponsorizimin e faqes së saj në facebook.

Një metodë e përdorur shpesh nga politikanët për profilet dhe deklaratat e tyre, së fundmi këtij trendi i është bashkuar edhe Jorida Tabaku, që për hir të së vërtetës ende nuk ka krijuar shumë popullaritet në publik e për këtë ndoshta lind nevoja e një sponsorizimi të tillë.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.48886299133301
array(1) { ["section"]=> string(60) "tabaku-sponsorizohet-ne-facebook-nis-garen-per-bashkine-7977" }