Tabaku: Veliaj fsheh kafenenë dhe restorantin që do ia japë mikut të tij, Kundërpërgjigjet Bashkia: S’do ketë asnjë element privat

Publikuar tek: politike, më 11:38 18-02-2016 Tabaku: Veliaj fsheh kafenenë dhe restorantin që do ia japë mikut të tij, Kundërpërgjigjet Bashkia: S’do ketë asnjë element privat

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka sulmuar sot kryebashkiakun Erion Veliaj, duke i thënë se do t’I japë një miku të tij, kafenenë dhe restorantit te Liqeni. Por i menjëhershëm ka qenë kundërpërgjigja e Bashkisë, përfaqësues të së cilës kanë mohuar një gjë të tillë.

“Erion Veliaj, jo vetëm është duke bërë një ndërtim të paligjshëm brenda Parkut të  Liqenit, duke prekur një zonë të mbrojtur, duke prerë pemë, duke shkelur aty ku askush nuk guxoi për 25 vite, por ai po fsheh qëllimin e tij kryesor, klientelist e korruptiv.

Eshtë kafja dhe restoranti që do ia japë mikut të tij, arsyeja kryesore pse Erion Veliaj po ndërhyn në Parkun e Liqenit. Kryetari i Bashkisë përpiqet ta fshehë këtë, me pro​pagandë bajate sikur ai dhe vetëm ai mendon për fëmijët e qytetit. E vërteta është se ai po mendon për klientelën dhe përfitimet e tij.

Siç e shihni në relacionin e pasqyruar dhe në ekran, Veliaj ka parashikuar ndërtimin e objekteve të shërbimit që janë kafe, restorant, kioske për gazetat.

E gjithë skema e tij ka qënë jo transparente. Po në veçanti këtë kioske-kafe-restorant Veliaj është munduar t’ia fshehë publikut.Kjo aferë ka dhe kosto financiare përveç të tjerash, me faturë 500 mijë euro nga taksat e banorëve të Tiranës.’’, tha Tabaku.

Por përfaqësues të bashkisë kanë mohuar diçka të tillë.

“Asnjë element privat, as kafene. Vetëm një pistë skeitbordi dhe patinash, parku i lojrave do të jetë pa pagesë. Te liqeni do ketë park lojërash për fëmijët 1-3 vjeç. Do ketë Stola druri masiv. Dysheme rëre, 20 cm të thellë. Asnjë pemë nuk preket. Mund të zhvendoset ndonjë pemë, por nuk pritet, përkundrazi projekti parashikon më shumë pemë.’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta flet e flet por Rama... as që e dëgjon (FOTO)
Mimi Kodhelit ka kush t’i shkruajë. Ministres i vjen një letër nga britaniku me kërkesën e pazakontë »
Article Logic
Execution time: 0.038295984268188
array(1) { ["section"]=> string(133) "tabaku-veliaj-fsheh-kafenene-dhe-restorantin-qe-do-ia-jape-mikut-te-tij-kunderpergjigjet-bashkia-s-do-kete-asnje-element-privat-32904" }