Taci Oil-it i sekuestrohen aktivet, italianët i kërkojnë kthimin e miliona eurove

Publikuar tek: ekonomi, më 12:51 12-05-2015 Taci Oil-it i sekuestrohen aktivet, italianët i kërkojnë kthimin e miliona eurove

Shoqëria përmbarimore ” Strati Bailiff`s Service” sh.p.k, ka kërkuar vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi aktivet e regjistruara te palës debitore, shoqëria “Taçi Oil International Trading & Supply Company”. Kërkesa është bërë në Gjykatë në 22 prill 2015 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, pak ditë më parë, në 7 maj.

Lajmi bëhët i ditur nga revista “Monitor” e cila shkruan se “sipas shkresës së drejtuar QKR-së dhe për dijeni kompanisë, urdhri për sekuestro konservative është marrë pasi shoqëria “Taçi Oil International Trading & Supply Company”, sipas një vendimi të Gjykatës së Milanos (datë 21.08.2013), i njohur dhe nga Gjykata Shqiptare duhet t’i paguajë shoqërisë “Infront Italy” srl shumën prej 2.3 milionë euro si dhe shpenzime të tjera për procedurë dhe interesa. Kompania Infront Italy, sipas faqes së saj në internet është lider në marketingun ndërkombëtar sportiv”.

Përposa kësaj Taçi Oil duhet të përballet dhe me kërkesat për kthimin e milionave euro tek partnerët italinë të dikurshëm.

Revista “Monitor” ka bërë edhe një historik të shkurtër të kohës kur kërkonte të bëhej sponsor i Milanit.

“Emri i Rezart Taçit dhe presidentit të kompanisë Infront, që sot kërkon kthimin e borxhit, shfaqen në mediat italiane pak vjet më parë, në 2011-n, kur A.C. Milan dhe Rezart Taçi, që në atë kohë cilësohej nga mediat italiane si president i kompanisë më të madhe të naftës në Shqipëri, nënshkruan një marrëveshje sponsorizimi me A.C. Milan për sezonin 2011 – 2012, në cilësinë e Premium Sponsor.

Kjo marrëveshje e rëndësishme, sipas mediave italiane, e arritur në sajë të ndërmjetësimit të Infront, këshilltari zyrtar që përkrah skuadrën në kërkimin, seleksonimin dhe administrimin e sponsorve, u zyrtarizua në selinë e Milan në prani të Adriano Galliani, zëvendës president I Klubit, , Rezart Taçi, President i Taçi Oil dhe Marco Bogarelli, President i Infront Italy”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040159940719604
array(1) { ["section"]=> string(86) "taci-oil-it-i-sekuestrohen-aktivet-italianet-i-kerkojne-kthimin-e-miliona-eurove-10962" }