Tafaj dorëzon firmat në KQZ dhe “thumbon” Gurin e Bojaxhi: Firmat i kam mbledhur derë më derë

Publikuar tek: politike, më 13:50 03-05-2015 Tafaj dorëzon firmat në KQZ dhe “thumbon” Gurin e Bojaxhi: Firmat i kam mbledhur derë më derë Firmat e dorëzuara në KQZ nga Arben Tafaj

Arben Tafaj ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve firmat e nevojshme për tu regjistuar si kandidat i partisë LDVMP, për Bashkinë e Tiranës. Tafaj është shprehur se numri i firmave që janë dorëzuar është 30% më i madh se kufiri i përcaktuar në ligj, ndërsa thekson se i gjithë procesi ka zgjatur 5 javë.

“Sapo përfundoi, brenda afateve dhe në përputhje me ligjin dorëzimi dhe protokollimi I kërkesës time për regjistrimin si kandidat për kryetar i Bashkisë Tiranë, i mbështetur nga partia LDVMP, të cilën unë e drejtoj. Dorëzuam dhe protokolluam gjithashtu kërkesën dhe listën e kandidatëve të LDVMP për Këshillin e Bashkisë Tiranë.  Bashkë me kërkesat janë dorëzuar dhe protokolluar edhe firmat mbështetëse për kandidatët, një numër firmash rreth 30 për qind më i madh se sa kufiri tavan i përcaktuar me ligj. Ky është ai numër që unë e konsideroj si koeficient sigurie. Procesi i mbledhjes se firmave ka zgjatur rreth dy javë, ndërsa administrimi i tyre ka zgjatur rreth tre jave”, shkruan Tafaj në facebook.

Megjithatë, kandidati i LDVMP-së ka thumbuar dy kandidatë të tjerë për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi dhe Sazan Gurin, për mënyrën se si këta të fundit kanë mbledhur firmat e kërkuara. Tafaj shprehet se ai vet ka organizuar një proces derë më derë e jo rrugë më rrugë si Bojaxhi dhe Guri, për të matur në këtë mënyrë mbështetjen tek elektorati.

“Ndryshe nga dy kandidatët e tjerë të pavarur për Tiranën, z.Bojaxhiu dhe z.Guri, mbledhja e firmave per kandidatët e LDVMP nuk ka qënë një proces rrugë më rrugë, por një proces derë më derë dhe dorë më dorë. Kjo do të thotë se firma mbështetëse jane mbledhur kryesisht nga unë personalisht dhe të njohurit e mij në të gjithë qytetin e Tiranës apo rrethinat e saj. Kjo do të thotë se se shumë nga këta mbështetës unë i njoh personalisht. Këtë e kam konsideruar si një test të mbështetjes reale ose si një proces besëlidhjeje midis meje dhe mbështetësve të mi.  Për këtë arësye procesi i administrimit ka marrë një kohë pak sa më të gjatë se sa ai i grumbullimit të firmave. Besoj se deri nesër në mëngjes do të mbyllet edhe dorëzimi dhe protokollimi i kërkesave për kandidatët dhe firmat mbështetëse të LDVMP edhe në bashkitë e tjera ku kjo forcë do të kandidojë”, shprehet Tafaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meidani: Sulmi ndaj Blushit tregon mungesë guximi, “Rilindja” veçse një slogan elektoral
Zbardhet misteri, Shuaip Beqiri zëvendëson Mimoza Arapin në Konispol »
Article Logic
Execution time: 0.02091908454895
array(1) { ["section"]=> string(96) "tafaj-dorezon-firmat-ne-kqz-dhe-thumbon-gurin-e-bojaxhi-firmat-i-kam-mbledhur-dere-me-dere-10272" }