Tahiri: Armëmbajtja pa leje do dënohet maksimalisht

Publikuar tek: politike, më 14:32 11-03-2016 Tahiri: Armëmbajtja pa leje do dënohet maksimalisht

Gjatë inspektimit të Repartit të FNSH-së, një investim prej 6 milion euro në 22 mijë metra katror hapësirë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh se duhet bërë çmos që “armëmbajtja pa leje” të dënohet maksimalisht.

“Ajo që ne do bëjmë me urgjencë është propozimi për kolegun tim, ministrin e Drejtësisë dhe për Kuvendin, propozimi i amendamenteve për të dënuar maksimalisht “armëmbajtjen pa leje”. Do të fokusohemi që të mbledhim praktikat më të mira botërore, duke bërë çmos që “armëmbajtja pa leje” të jetë një vepër shumë e dënueshme. Ne duhet të bëjmë çmos që të dekurajojmë të gjithë ata që e çojnë në mend se mund të zgjidhin konflikte duke pasur një armë në dorë.

Po shikojmë modele. Ka modele shumë të mira. Një ndër to parashikon ndarjen e armëmbajtjes nga armëmbajtje në trup në armëmbajtje në mjedise, qoftë kjo makinë, qoftë kjo shtëpi. Po shikojmë disa modele që janë mjaft pozitive. Unë kam nxitur edhe ekspertë të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së

Punëve të Brendshme  të vlerësojmë të gjitha variantet. Një variant është që armëmbajtja pa leje në trup mos të konsiderohet si armëmbajtje pa leje, por përgatitje për sulm me armë që dënohet shumë më shumë. Ndërkohë armëmbajtja pa leje në makinë apo në shtëpi të konsiderohet nga pikëpamja e Kodit Penal vetëm si armëmbajtje pa leje dhe të dënohet po shumë, por jo aq sa armëmbajtja pa leje në trup, që sipas nesh duhet të konsiderohet si përgatitje për sulm me armë”, u shpreh Tahiri.

Ju folët për gjyqtarë që lirojnë në sallë gjyqi persona. Është rasti i  gjyqtarit të Vlorës. Do kërkoni për këtë gjyqtar të Gjykatës së Vlorës masë disiplinore?

Ministri Tahiri: E kam kërkuar. Kam bërë një shkresë drejtuar Presidentit, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministrit të Drejtësisë. Sepse unë nuk e quaj të arsyeshme që një gjyqtar të lirojë në sallën e gjyqit një person që kapet me një armë pa leje në trup. E quaj tërësisht të paarsyeshme, madje (mendimi im personal është që kjo është) kriminale! Cilido qoftë arsyetimi që ka bërë gjyqtari, unë besoj shumë fort që është tërësisht e palogjikshme, kundërproduktive, dhe mbi të gjitha kërcënon dyfish shoqërinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Venecia miraton opinionin përfundimtar për Reformën në Drejtësi
Pas Kosovës, Lulzim Basha shkon në Burrel dhe takon të rinjtë »
Article Logic
Execution time: 0.018764972686768
array(1) { ["section"]=> string(56) "tahiri-armembajtja-pa-leje-do-denohet-maksimalisht-34841" }