Tahiri: Arrestimi në kohë rekord, ndoshta duhet të ishte ende në burg

Publikuar tek: politike, më 16:04 05-07-2015 Tahiri: Arrestimi në kohë rekord, ndoshta duhet të ishte ende në burg

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka falënderuar nëpërmjet një statusi në Facebook forcat e policisë si dhe banorët e Dukagjinit për arrestimin e Sokol Mjacajt, autorit të vrasjes së dy turistëve çekë.

Edhe ministri Tahiri shprehet se Sokol Mjacaj “ndoshta duhet të ishte ende në burg për krimet e mëparshme.”

“Faleminderit Policisë dhe banorëve të Dukagjinit për arrestimin në kohë rekord të njeriut që ndoshta duhet të ishte ende në burg për krimet e mëparshme, e jo të vriste përsëri. ‪#‎policiaqeduam”, shkruan ministri Tahiri.

20 vjeçari Sokol Mjacaj, u arrestua dy ditë pas vrasjes barbare të çiftit të turistëve nga Çekia, Michal Stavos dhe Anna Kosinova. Mjacaj kishte vetëm 1 muaj që ishte liruar nga burgu pas kryerjes së 5 viteve dënim për vrasjen makabre të një 13 vjeçari gjatë tentativës për ta grabitur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD thirrje njerëzve që kanë dijeni për vrasjen e turistëve: Ndihmoni
Berisha: Mbretëresha e mirësisë, Lili feston sot 67 vjetorin »
Article Logic
Execution time: 0.023699998855591
array(1) { ["section"]=> string(73) "tahiri-arrestimi-ne-kohe-rekord-ndoshta-duhet-te-ishte-ende-ne-burg-15383" }