Tahiri: Banorët u paralajmëruan për përmbytjet

Publikuar tek: politike, më 13:18 05-02-2015 Tahiri: Banorët u paralajmëruan për përmbytjet

Ministri Tahiri, tha gjatë seancës Parlamentare se  përmbytjet nuk e gjetën të papërgatitur qeverinë dhe se të gjithë banorët e jugut janë paralajmëruar për situatën në momentin që shërbimi Meteorologjik njoftoi për rreshjet e shiut.

‘Përmbytjet nuk na gjetën të papërgatitur, nuk ka patur pasoja te humbja e jetëve të njerëzve, vlerësuam informacionin, e shpërndamë dhe njoftuam njerëzit,”- tha Tahiri në fjalën e tij.

Ministri, u ndal gjatë te kjo vale njoftimesh për atë çfarë ishte parashikuar të ndodhte.

‘Ngritëm Shtabet e emergjencës duke bërë të mundur që të lajmëronim në kohë banorët derë më derë si kurrë më parë në 24 vjet, duke bërë me dije për potencialin e mundshëm të pasojave”-theksoi ministri i Punëve të Brendshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtëpia e Gjetheve/ Berisha sulmon Bollinon, Lubonjën dhe Ngjelën. I përgjigjet gruaja e Bollinos
Fatmir Mediu: Basha nuk duhet të kandidojë për Tiranën, ka detyrime të tjera si kryetar »
Article Logic
Execution time: 0.023006916046143
array(1) { ["section"]=> string(50) "tahiri-banoret-u-paralajmeruan-per-permbytjet-2410" }