Tahiri-Berishës: Pse e gjithë Shqipëria njeh Xenin e Gitën?! Unë bandit e Rama kokrra e mafjes e SHBA na ndihmoka?!

Publikuar tek: politike, më 12:25 23-07-2015 Tahiri-Berishës: Pse e gjithë Shqipëria njeh Xenin e Gitën?! Unë bandit e Rama kokrra e mafjes e SHBA na ndihmoka?! Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm

Ministri i Brendshëm  Saimir Tahiri ka qenë shumë paqësor e bftues sot në krye të fjalës së tij në Parlament teksa vazhdimisht ka përsëritur: “ Të bëhemi bashkë, të bëhemi bashkë në luftën kundër paligjshmërisë” por më pas ministri ka replikuar fort ndaj ish kryeministrit Berisha të cilin e pyeti përpara kolegëve deputetë: “Pse e gjithë Shqipëria e njeh djalin dhe vajzën tuaj aq sa i thërrasin me shkurtime Xeni e Gita?” 

“Para dy ditësh Sekretari Amerikan i Shtetit çoi letrën ku përgëzonte qeverinë shqiptare në luftën kundër terrorizmit. Kjo nuk është arritje e jona por e përbashkët, edhe juaja për sa kohë ne jemi të bindur... pavarësisht sa ndahemi ne për cështje politikës së ditës bashkohemi në një pikë në luftën kundër krimit, informalitetit atyre që kërcënojnë drejtësinë, paqen shqiptare.

Qytetarët duan të dinë sa mund të bashkojmë ne energjitë forcën për ta bërë shoqërinë , vendin më të sigurtë duke drejtuar gishtin ndaj paligjshmërisë kudo qoftë që kërcënon të ardhmen tonë.

Dhe ju nuk e keni bërë as kur policia luftonte në Lazarat, ju zgjodhët të akuzonit policinë si bandë kur policia po luftonte me një bandë që është rritur për shkak të cinizmit në 20 vjet. Këtë keni bërë ju. Këtë bëtë edhe tani kur u vra oficeri i RENEA-s. Nuk di si guxuat të thoni që policia ka rënë dakort me vrasësit, si ia lejuat vetes të shkonit në miting Lazarat e të thonit: Ua hoqën drogën ju, e cuan diku tjetër.

Unë qenkam bandit Rama kokra e mafjes Ballkanike e rajonale e Shtetet e Bashkuara të Amerikës po na ndihmojnë?! ...

Unë nuk po them që lufta kundër paligjshmërisë ka mbaruar por po them që jemi këtu për të punuar. Qytetarët kanë sy dhe veshë bëjnë dhe dallimet mes nesh, e kanë treguar dhe me votë . Kjo është inkurajuese për ne. Është ky motivi që ne sot kemi numrin më të vogël të vrasjeve në secilin prej 25 viteve të fundit”, tha tahiri duke kaluar me menjëherë te akuzat për Shkëlzen Berishën dhe Argita Maltezin, dy fëmijët e ish-kryeministrit.

“Çfarë thashë unë? Që djali juaj ka qenë i përfshirë  në Gërdec dhe që vajzës tënde i kërkonin 3 përqindëshin për firmën tënde. Pse të gjithë shqiptarët i njohin fëmijët e tu?!! Aq sa i thërrasin Xeni e Gita...

Xeni dhe Gita se na janë bërë të shtëpisë (Berisha flet nga vendi por nuk dëgjohet)

 "Sy peshkaqen nuk e thashë unë e tha dikush tjetër në libër" (i drejtohet Berishës)

Nuk ke pse zgërdhihesh se mua  do më vinte turp. Pse nuk i thua djalit e vajzës shkoni në Pprokurori? Njeriu i parë që u mor në telefon pas Gërdecit ishte djali yt. Pse nuk i thua vajzës kur doli investitori që i kërkoi përqindjen për firmën tënde  shko dëshmo. Pse i mbroje?”, pyeti Tahiri ish kryeministrin dhe në fund uroi ironikisht  “Pushime të mbara e me mend të tjera në shtator”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilla e Sali Berishës për Saimir Tahirin
Berisha-Tahirit: Je i droguar, mburravec, frikacak dhe ke prindër kontrabandistë,Tahiri:Ti s’njihje baxhanakun, jo prindërit e mi »
Article Logic
Execution time: 0.02042293548584
array(1) { ["section"]=> string(116) "tahiri-berishes-pse-e-gjithe-shqiperia-njeh-xenin-e-giten-une-bandit-e-rama-kokrra-e-mafjes-e-shba-na-ndihmoka-16827" }