Tahiri debat me gazetarët: Dora që goditi Ibrahim Bashën ndodhet në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 20:27 02-07-2015 Tahiri debat me gazetarët: Dora që goditi Ibrahim Bashën ndodhet në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke folur për ngjarjet e ndodhura ditët e fundit të muajt qershor në Lazarat, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, tha se pas 25 vitesh në fshatin e njohur ndërkombëtarisht për kultivimin e lëndëve narkotike u arrit të vihej shteti ligjor.

Tahiri theksoi në emisionin “Opinion” se dora kriminale që vrau efektivin Basha ndodhet në Tiranë, që sipas tij është pushteti që për vite të tëra denigroi atë fshat.

“Kur kam marrë detyrën kam trashëguar në Lazarat një zonë ku nuk hynte dot punonjësi i policisë. Prodhimi i lëndëve narkotike shkonte në miliona euro e që më pas prodhonte ekonomi formale. Kam gjetur në Shqipëri kriminalitet masiv lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike”, u shpreh Tahiri.

Debati gazetarët-Tahiri në emision:

Blendi Fevziu: Nuk keni bërë asnjë përgjegjës, cili është bosi që është futur në burg pas aksionit?

Nuk është faji im që ju nuk merrni informacion edhe për kultivimin e lëndëve narkotike në të gjithë Shqipërinë janë më shumë se 1 mijë persona të proceduar penalisht.

Fevziu: Më thoni dot kush është koka e Lazaratit?

Më lër të mbaroj… Biem dakort që kështu e gjetëm Shqipërinë ne. Nuk kemi ndërtuar dot një debat që Lazarati të mos ekzistonte si fenomen. Kjo qeveri mori përsipër aksione që nuk kishin ndodhur më parë, për çrrënjosjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të drogës.

Fevziu: Çfarë përgjegjësie pati policia në humbjen e jetës së Ibrahim Bashës?

Me sukses ne pas 25 vitesh arritëm që në lazarat të vinim shtetin ligjor…

Fevziu: Si? Kur të qëllojnë një polic dhe ju desh 24 orë të hynit në fshat?

Ju merreni me dorën që qëlloi një punonjës policie, por unë ju them që ajo dorë nuk është dora kriminale që ka denigruar këtë situatë është në Tiranë. Është pushteti që e ka denigruar deri në këtë gjendje Lazaratit. E ka falur për shkak të pastrimit të parave etj.

Andi Bushati: Kjo është propaganda, përveç kësaj?

Ju e dini shumë mirë se qeveria jonë nuk ka bërë propagandë në lazarat.

Fevziu: Ku ishte shteti kur ju qëlluan?

Kemi mbajtur një patrullë policie për kontroll. Kemi pasur shërbime premanente edhe pse protokolli nuk e lejon, si dhe kemi mbajtur në mënyrë premanente Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Një natë përpara se të ndodhte ngjarja ka pasur të shtëna, ndaj të cilave policia nuk ka reaguar për shkak të natës dhe ishte e papërballueshme, të nesërmen ju e dini ngjarjen. RENEA është kërkuar me bazën e informacioneve se disa shtetas kanë qëlluar me armë e për të kapur këta shtetas është thërritur RENEA. Është kapur një makinë me armë nga RENEA, e cila ndodhej me automjet autoblind ndërsa për shoqërimin është thërritur një automjeti i vogël dhe ky është momenti kur policia është qëlluar në mënyrë të pabesë.

Bushati: Kanë një vit që na gënjejnë se kemi vendosur rendin në Lazarat, duhet të na kërkoni falje. Keni qenë dy herë në studio dhe ju kemi thënë se situata nuk është rozë dhe tregoi se 1 vit me rradhë bëhej çerdhe. Deri më tani kontrolli juaj ndaj lazaratit është zero, nuk ka më hashash por kontrolli është zero.

Unë nuk i shkoj dot pas abuzimit tuaj dhe as nuk ju kërkoj dot falje. Unë ju thash se këta persona janë arrestuar dhe u liruan pas aksionit në 2014. Hëmo se 200 gram hashash thot ai dhe nuk ju plas sytë kjo.

Bushati: E keni të mbushur me banditë…

Më lerë të mbaroj. Banorët e atij fshati janë çliruar nga bandat që e kontrollonin, të nxitura nga dora e pushtetit.

Shkullaku: Arbion Aliko është ndaluar në rrugë nga policia dhe ëshë liruar…

Këto histori ju pengojnë ju të kuptoni ngjarjen…

Lorenc Vangjeli: A keni pasur dijeni për një grup të strukturuar qoftë edhe nga facebook?

Procedimi që thot Shkullaku është bërë nga policia në mars të këtij viti dhe në bazë të informacionit ishin këta autorë edhe për facebook, por policia nuk ka pasur kurrë arsye që të lërë persona të tillë të lirë.

Shkullaku: Kanë marrë nga një pako marijuanë dhe u kanë thënë lëri të kalojnë.

Nuk e përjashtojë që mund të ketë efektiv të përfshirë. Por nga informacionet që kemi ne ky grup nuk përgatitej për të sulmuar policinë por për të rikthyer situatën siç ishte.

Mentor Nazarko: Çfarë ka ndodhur me banorët që kultivonin hashash? Amnisti e heshtur nga e cila ka përfituar edhe Arbion Aliko? E dyta, a keni menduar ju për ta parë operacionin si operacion drejtësie dhe ekonomie? A keni menduar për rimëkëmbjen ekonomike të kësaj zone?

Kështu siç e shtroni ju i bie që më mirë paska menduar qeveria e kaluar. Unë kam shprehur shqetësimin se nuk më ka shqetësuar operacioni por dita e nesërme pas operacionit. Duhet të keni parasysh se kanabisi mbeti jetim kur hyri policia. Nuk mund të na kërkoni që ne të bëjmë drejtësi se këtë bën prokuroria.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kuvendi miraton faljen e gjobave për kamatvonesat për sigurimet
Takimi i Ramës me 61 kryebashkiakët, s’bien dakort të PD-së. Frrokaj: Do shkoj. Mziu: Unë jo »
Article Logic
Execution time: 0.042165040969849
array(1) { ["section"]=> string(79) "tahiri-debat-me-gazetaret-dora-qe-goditi-ibrahim-bashen-ndodhet-ne-tirane-15228" }