Tahiri: Departamenti Amerikan i dha përgjigje atyre që hodhën baltë mbi policinë

Publikuar tek: politike, më 09:44 20-03-2015 Tahiri: Departamenti Amerikan i dha përgjigje atyre që hodhën baltë mbi policinë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan për luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Tahiri e ka cilësuar këtë raport si një vlerësim maksimal për qeverinë, ministrinë që ai drejton si dhe Policinë e Shtetit.

“Vlerësim maksimal i Departamentit Amerikan për luftën tonë kundër drogës. Inkurajim për rezultatet tona të shkelqyera, angazhimin e qeverisë, punën e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë se Shtetit si dhe bashkëpunimin me agjencitë simotra peër luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndeve narkotike.  Mbështetja më e sinqertë për luften tonë në të ardhmen”, shkruan Tahiri në “Facebook-un” e tij zyrtar si dhe në faqen e ministrisë.

Sipas Tahirit kjo ishte një përgjigje për të gjitha ata që kanë hedhur baltë mbi ministrinë dhe policinë.

“Përgjigja më e mirë për ata që nuk lanë ditë pa hedhur baltë mbi Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit”, përmbyll postimin e tij ministri.

Në raportin Departamentit Amerikan që u publikua ditën e djeshme (19 mars 2015)  nga newsbomb.al vlerësohej fakti që policia kishte kryer një numër të madh arrestimesh por thuhej gjithashtu se Shqipëria është një vend prodhimi i marjuhanës dhe vendi tranzit ku kalohet heroina me destinacion Europën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situata politike/ Rama takim në një lokal në Tiranë me 13 deputetë të veriut
Nesër në mesditë, Durrësi në protestë. PD: Do të jetë edhe kryetari i PD, Basha »
Article Logic
Execution time: 0.023457050323486
array(1) { ["section"]=> string(84) "tahiri-departamenti-amerikan-i-dha-pergjigje-atyre-qe-hodhen-balte-mbi-policine-6417" }