Tahiri dhe Manjani flasin pas takimit me Llallën: Reformë në Policinë Gjyqësore, të ndëshkohen ata që shkelin ligjin

Publikuar tek: politike, më 14:08 11-01-2016 Tahiri dhe Manjani flasin pas takimit me Llallën: Reformë në Policinë Gjyqësore, të ndëshkohen ata që shkelin ligjin

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka mbledhur në ambientet e këtij institucioni disa nga zyrtartët më të lartë të vendit.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani, ai Drejtësisë Ylli Manjani, i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministri i Mjedisit Lefter Koka ishin të pranishëm në takimin me Llallën. Gjithashtu, kryeprokurori ftoi edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakon, atë të Dogaave Pranvera Fagun si dhe drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehajn.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i rolit të Policisë Gjyqësore dhe lufta kundër informalitetit. 

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ai i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për gazetarët pas takimit të zhvilluar me kryeprokurorin Adriatik Lallën.

Tahiri është shprehur se takimi u fokusua në rolin dhe reformimin e Policisë Gjyqësore, e cila do të ketë edhe përmirësime strukturore. Ai theksoi se çdo person që shkel ligjin duhet çuar përpara tij.

Edhe Manjani ka qenë në të njejtën linjë me Tahirin, ndërsa i pyetur për rolin që pritet të ketë Prokurori i Përgjithshëm pas reformës në drejtësi, ai u shpreh se nuk do të ndryshojë asgjë. 

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Përgjithshme dhe 4 ministri që kanë në organikë të tyre oficerë të Policisë Gjyqësore shprehën në parim dakordësinë e plotë për të gjetur mundësitë për shtimin e numrit dhe rritjen e cilësisë nëpërmjet trajnimeve të posaçme të zyrtarëve që merren drejtëpërdrejtë me hetimin penal në Shqipëri.

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, në zbatim të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, zhvilloi një takim të zgjeruar me Ministrin e Brendshëm, z. Saimir Tahiri,

Ministrin e Drejtësisë, z. Ylli Manjani, Ministrin e Financave, z. Shkëlqim Cani, Ministrin e Mjedisit, z. Lefter Koka, të cilët ishin të shoqëruar nga Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Tatimeve dhe Doganave, për të diskutuar mbi forcimin e rolit të policisë gjyqësore dhe rritjen e efikasitetit në goditjen e krimit në përgjithësi dhe krimeve financiare në mënyrë të veçantë.

Në fjalën hapëse të takimit, i cili u zhvillua në Prokurorinë e Përgjithshme mesditën e së Hënës (dt.11.01.2016), z. Llalla vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional, duke theksuar se “ka pasur rezultate të dukshme”. Gjithësesi, Prokurori i Përgjithshëm shprehu bindjen se “të gjithë jemi të bindur se kemi mundësi për të pasur rezultate edhe më të shumta. Për këtë arsye është i nevojshëm një koordinim më i mirë, fillimisht në nivelin drejtues dhe më tej në nivelin zbatues”.

Në vlerësimin e Prokurorit të Përgjithshëm, qëllimi i këtij takimi, krahas detyrimit ligjor, është diskutimi për të gjetur hapësirat e përbashkëta për shtimin e numrit të oficerëve të Policisë Gjyqësore, si edhe domosdoshmëria për rritja profesionale të tyre. “Në vlerësimin tonë, masat duhet të jenë të menjëhershme, në mënyrë që t’i përgjigjemi me efikasitet problematikës kriminale”, u shpreh z. Llalla.

Ministri i Brendshëm, z. Tahiri, u shpreh se, krahas nevojës për forcimin e kapaciteteve në Policinë Gjyqësore, është e domosdoshme që të zhvillohen analiza funksionale dhe analiza rezultati, lidhur me hetimet penale.

Ministri i Drejtësisë, z. Manjani, vuri theksin tek shpejtësia e hetimit, për të minimizuar problemin e mbipopullimit të ambjenteve të paraburgimit, si edhe të kostove financiare që pasojnë këtë situatë.

Në fjalën e tij, Ministri i Financave, z. Cani tha se shtimi i numrit të përgjithshëm të oficerëve të Policisë Gjyqësore ka kosto financiare dhe për këtë arsye, institucionet duhet të paraqesin argumentin e plota mbi nevojën e forcimit të kapaciteteve njerëzore të këtyre strukturave. Ai shprehu garancitë se

Ministria e Financave do të angazhohet maksimalisht për të siguruar rritjen e numrit të oficerëve të policisë gjyqësore.

Gjithashtu, edhe ministri i Mjedisit, z. Koka, shprehu qëndrimin e njëjtë për nevojën e forcimit të kapaciteteve njerëzore në këtë drejtim. Ai përmendi në takim Moratoriumin e vendosur lidhur me prerjen e paligjshme të pyjeve dhe vlerësoi se është shumë i nevojshëm rritja e burimeve njerëzore për të parandaluar shkatërrimin mjedisor.

Në diskutimet në vijim, të cilat u karakterizuan nga fryma e përbashkët konstruktive, u përfshinë edhe Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë, Tatimeve dhe Doganave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shtyn kongresin e PS në fillim të muajt mars, ‘senatorët’ e partisë ishin kundër
Duma sërish për Skavicën: Rama e ka paracaktuar fituesin, është apo jo në listën e zezë kompania turke? »
Article Logic
Execution time: 0.32855486869812
array(1) { ["section"]=> string(120) "tahiri-dhe-manjani-flasin-pas-takimit-me-llallen-reforme-ne-policine-gjyqesore-te-ndeshkohen-ata-qe-shkelin-ligjin-29689" }