“Tahiri do të thotë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë”, analisti tregon detaje nga konferenca te Rogner

Publikuar tek: barometri, më 07:52 27-10-2018 “Tahiri do të thotë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë”, analisti tregon detaje nga konferenca te Rogner

Analisti Lorenc Vangjeli ka treguar detaje nga konferenca që pritet të japë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri javën e ardhshme.

Duke folur në emisionin “Java” në RTSH, Vangjeli u shpreh se ata (emisioni) kishin kontaktuar me Saimir Tahirin dhe ai u kishte pohuar se do të tregonte të vërteta të forta.


“Pretendohet se do të flasë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë, po në një terren kaq të rrëshqitshëm siç është politika shqiptare, vija që i ndan miqtë nga armiqtë është kaq e hollë sa shpesh, kush gdhihet miq sot nesër është një armik dhe e anasjelltas, por edhe në këtë rast them se ende nuk dihen se cilat janë të vërtetat që do të thotë ish-ministri i Brendshëm”, u shpreh Lorenc Vangjeli.

Kujtojmë se ish-ministi kishte planifikuar një konferencë nesër në orën 10:30 te hotel Rogner por që ishte anuluar dhe do të jepet javën e ardhshme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035354137420654
array(1) { ["section"]=> string(118) "tahiri-do-te-thote-te-verteta-dritheruese-per-miqte-dhe-armiqte-analisti-tregon-detaje-nga-konferenca-te-rogner-139263" }