Tahiri entuziast për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit: Nxitja më e mirë

Publikuar tek: politike, më 11:34 03-03-2016 Tahiri entuziast për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit: Nxitja më e mirë

Shumë i vlerësuar është ndjerë sot ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

DASH publikon raportin për Shqipërinë, ku thotë se sërish Shqipëria mbetet një nga burimet kryesore të marijuanës por Tahiri shkëput një pjesë prej tij: ‘’Suksesi ne luften kunder droges, rezultat i perkushtimit maksimal nga lidershipi politik dhe policor per te luftuar drogen. Raporti thekson bashkepunimin me te ngushte me partneret e huaj, vecanerisht misionin Italian te GdF’’.

“Vleresime te rendesishme nga DASH per luften kunder droges. Raporti i Departamentit Amerikan thekson se "Suksesi ne luften kunder droges, rezultat i perkushtimit maksimal nga lidershipi politik dhe policor per te luftuar drogen. Raporti thekson bashkepunimin me te ngushte me partneret e huaj, vecanerisht misionin Italian te GdF".

Ky vleresim nga partneret me te rendesishem te Shqiperise, eshte nxitja me e mire per te vazhduar ne rrugen e nisur, duke reformuar policine, duke permiresuar sherbimin ndaj qytetarit e duke arritur rezultate te qendrueshme ne luften kunder droges.

Raporti, vleresim per punen e cdo punonjesi policie qe eshte angazhuar maksimalisht ne kete beteje, e faleminderim per cdo qytetar qe ka mbeshtetur policine per nje shoqeri me te drejte e te sigurte.”, shkruan Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bylykbashki: Formulari i dekriminalizimit është ‘’kurthi’’ ku gjithë kriminelët duhet të ngecen, stafi i Kuvendit tentativë për ta rrënuar
Berisha përplaset në Kuvend me Leskajn, u ndërhyn Meta: Do ju jap dy lajme të gëzueshme »
Article Logic
Execution time: 0.021972894668579
array(1) { ["section"]=> string(88) "tahiri-entuziast-per-raportin-e-departamentit-amerikan-te-shtetit-nxitja-me-e-mire-34102" }