Tahiri falenderon ironikisht opozitën, i numëron një nga një zyrtarët e korruptuar. Paloka: Na fol për kamerat e policisë në Elbasan

Publikuar tek: politike, më 11:51 04-02-2016 Tahiri falenderon ironikisht opozitën, i numëron një nga një zyrtarët e korruptuar. Paloka: Na fol për kamerat e policisë në Elbasan

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar fjalën nga foltorja e Kuvendit për të falenderuar ironikisht opozitën ndërsa i përmendi një nga një, të arrestuarit për korrupsion, duke nisur që nga ish ministri Spiro Ksera dhe deri te ish drejtori i ALUIZNI-t në Sarandë. Ministri i kërkoi opozitës të mbante qëndrim zyrtar për çështjen ndërsa Paloka e cilësoi të turpshme daljen e tij në Kuvend duke i kujtuar masakrën e mbrëmshme në Elbasan.

Tahiri: Mua më vjen mirë që pas kujdesit dhe shqetësimit tuaj të madh për statutin e partisë vini këtu e kujdeseni për programin e Partisë Socialiste, ju faleminderit që kujdeseni, ju faleminderit por qytetarët kanë edhe sy edhe veshë për të kuptuar se lufta kundë korrupsionit nuk është procedurë por angazhim komplet.

Cfarë qëndrimi keni për ish ministrin e arrestuar? Doni Byronë Kombëtare të hetimit, thoni kush është qëndrimi për kryetarin e Kamzës që ju i shkoni në qeli, ish drejtorin e ALUIZNI-t në Sarandë që u kap duke vjedhur prona dhe ju i shkoni në qeli.

Ekspertët e PS kanë punuar dhe më 23 qershor e bënë realitet për të ngritur Byronë Kombëtare të hetimit

Faleminderit për Byronë por dilni deklaroni kush është qëndrimi juaj për ish minsitrin, ish drejtorin. Ndahuni nga korrupsioni pastaj dilni na bëni moral për byronë tonë të hetimit.

Paloka: Është e turpshme që ky del në parlament njëherë.

Nuk e di a kishin kamera në uniforma ata në Elbasan. Këtë duhet të thotë ky. Kush është kjo banda me unfiromë që del cep e më cep.

Këtë të thotë jo të na shesë dëngla për deklaratat e Blushit nuk na duhet fare ç’ndodh në partinë tuaj, kemi punë me votimet për shqiptarët.

Për byronë sqaroni njerëzit atë ky zotëria (drejton gishtin nga Rama) donte të kontrollonte gjithcka ndaj gjykata e hodhi poshtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Felaj ironizon Palokën: Është si të pyesësh: A dini gjë ju për çfarë kam rënë dakord unë? Paloka: Mirë që u qartësove vetë, bëje të paditurën! Ndërhyn Ilir Meta
Rama: ‘’Këtu do jemi, do t’i gëlltisni të gjitha!...Fletërrufetë kundër policisë? Publiciteti më i mirë’’ »
Article Logic
Execution time: 0.016973972320557
array(1) { ["section"]=> string(135) "tahiri-falenderon-ironikisht-opoziten-i-numeron-nje-nga-nje-zyrtaret-e-korruptuar-paloka-na-fol-per-kamerat-e-policise-ne-elbasan-31716" }