Tahiri flet për bandat e Elbasanit: I arrestova kur isha ministër, gjykata i nxorri pas 6 muajsh

Publikuar tek: politike, më 21:58 19-10-2017 Tahiri flet për bandat e Elbasanit: I arrestova kur isha ministër, gjykata i nxorri pas 6 muajsh

Duke komentuar përplasjen e bandave në Elbasan me Policinë qytetit, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka deklaruar se të dyja bandat janë vënë në pranga gjatë kohës që ai ishte ministër.

Tahiri tha në emisionin “Opinion”, se ishte gjykata ajo që vendosi për lirimin e tyre 6 muaj pas vënies në pranga.

Deklarata e Tahirit:

Di shumë më shumë nga çkam mundësi të flas. Për mua janë ca bandit rrugësh të cilët me vullnet nga Policia dhe mbi të gjitha nga Prokuroria dhe mbi të gjitha nga Gjykata. Unë di t’ju them që historia e Elbasanit nuk ka asnjë motiv për ‘shok’ publik. Nga pikëpamja kriminale është shqetësuese. Unë kam qenë ministër por të dyja bandat janë arrestuar, bandat që bëjnë këtë gjë sot. Janë arrestuar dhe i kanë liruar gjykatat pas gjashtë muajsh. Janë arrestuar nga ata burra dhe gra policë, ata i arrestojnë por gjykata i ka liruar.

Dhe im bir, fëmijët e tu, ta kuptojnë që nuk po rriten në një Shqipëri me bandat. Politika e shfrytëzon, në një mënyrë apo në një tjetër sigurisht që e ka patur historinë e vetë të shfrytëzimit të kriminelëve. Por di që nuk ka patur asnjë deputet apo politikan çfarëdo që mund të garantojë paprekshmërinë e një deputeti. Nuk ndodh kurrë që një deputet të vërë lëkurën e vetë sot për një kriminel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075500011444092
array(1) { ["section"]=> string(100) "tahiri-flet-per-bandat-e-elbasanit-i-arrestova-kur-isha-minister-gjykata-i-nxorri-pas-6-muajsh-96511" }