Tahiri i përgjigjet akuzave të Zaganit duke sulmuar mediat, akuzon dhe PD-në

Publikuar tek: politike, më 13:58 06-09-2015 Tahiri i përgjigjet akuzave të Zaganit duke sulmuar mediat, akuzon dhe PD-në

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar për akuzat e bëra në drejtim të tij nga ish-shefi i Antidrogës, Dritan Zagani, për të cilin thekson se ndodhet në një nga vendet e BE-së në kërkim të azilit politik.

Tahiri në reagimin e tij në facebook sulmon Partinë Demokratike, kreun e saj Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si prodhues të këtij skenari, ndërsa thekson se ata duhet të ishin përballur me kohë me drejtësinë për shkak të veprimeve që kanë kryer gjatë kohës që kanë drejtuar vendin.

“Unë, kryeministri, të gjithë ne që kemi marrë besimin tuaj për të qeverisur, e ndjejmë përdite e më shumë shprehjen e shqetësimit të kujtdo që me plot të drejtë, ka pritur të shohë përpara drejtësisë Saliun, Lulin e të gjithë sojin e pushtetit të rrëzuar me votë por të pandëshkuar me ligj. Edhe pse ju e e dini më mirë se kushdo se cili është Lulëzim Basha, Saliu po e po, por fatkeqësisht edhe partia e të dyve, unë e kam sot të pamundur të mos e ndaj me Ju revoltën dhe neverinë time që një ish-oficer policie, në kërkim për dekonspirim të operacioneve të Policisë së Shtetit kundër drogës, në arrati për të mos u përballur me drejtësinë dhe në pritje që të marrë azil në një nga vendet e BE-se, i cili jep intervista si i përndjekur nga shteti dhe simulon censurime të tyre për të forcuar pozitën e tij si pretendent për azil politik, na është shpallur nga opozita hero i kohës sonë”, shkruan Tahiri.

Tahiri ka sulmuar edhe mediat që kanë transmetuar intervistën e Dritan Zaganit, duke hedhur dyshime të forta për mënyrën e financimit të tyre. Duke i quajtur “kanale të errta informacioni”, Tahiri shprehet se sot në Shqipëri nuk ka ekziston mundësia që një media të kërcënohet nga ministri apo dikush tjetër.

“Aq më keq akoma, kësaj farsë të pashembullt që provon për të kushedi së satën herë degradimin e PD në një gjiriz mediatik që qelb Shqipërinë, i bëjnë jehonë edhe kanale mediatike që mbetet plotësisht mister për t'u zbardhur se me çfarë fondesh financohen. Ky është modeli i turpshëm i një partie të nxirë nga shuplakat e shqiptarëve në dy votime radhazi, e cila vetëm nxin, nxin, nxin këdo dhe çdo gjë, përfshirë edhe vetë Shqipërinë sa herë flet. Dhe për turpin apo për hallin e tyre, baltën e zezë që prodhon partia e përcjellin pastaj kanalet e errëta të informacionit qëllimisht të deformuar të atyre që kanë mbathur me gazeta apo ekrane në gjoks si jelekë antiligj për çka i fshehin ligjit. Sidoqoftë sot askush nuk ka imunitet politik përballë ligjit. Sot qeveria as nënshtron e as blen prokurorinë, gjykatat, institucionet e pavarura apo mediat. Sot në Shqipëri nuk ka asnjë informacion që mund të censurohet, nuk ka asnjë komunikim me publikun që mund të bllokohet, nuk ka asnjë media që mund të kërcënohet! Jo nga ministri i Brendshem po nga askush”, shprehet Tahiri.

PD kërkoi më herët gjatë ditës së sotme dorëheqjen e ministrit të Brendshëm për shkak të akuzave të bëra nga Zagani.

Lexo edhe: PD transmeton nga selia intervistën e Dritan Zaganit, kërkohet dorëheqja e Tahirit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kuvendi ndryshon axhendën për të shmangur lirimin e Prengës. Rama: T’i hiqet urgjentisht imuniteti
Ndocaj harron të kaluarën: I gatshëm të bashkëpunoj me Ramën, Prengës i dëshiroj pafajësi »
Article Logic
Execution time: 0.022181987762451
array(1) { ["section"]=> string(81) "tahiri-i-pergjigjet-akuzave-te-zaganit-duke-sulmuar-mediat-akuzon-dhe-pd-ne-20097" }