Tahiri i pyet një nga një gratë deputete të PD: Nuk po ju provokoj. Ja përgjigjet e secilës prej tyre

Publikuar tek: politike, më 13:58 26-11-2015 Tahiri i pyet një nga një gratë deputete të PD: Nuk po ju provokoj. Ja përgjigjet e secilës prej tyre

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka pyetur sot nga Kuvendi një e nga një deputetet e Partisë Demokratike. Tahiri pyeti Tabakun, Vokshin, Dedën, Bregun, Halimin, Elmazin, Koplikun: “Pse PD gënjeu për vjedhjen e drogës dje në Vlorë dhe pse nuk kërkoi ndjesë”. Të vetmen deputete që nuk pyeti ministri ishte Jozefina Topalli: “Nuk më dolën rreshtat”, ironizoi Tahiri.

Ka njeri këtu që beson se sot është festë e madhe për qytetarët, pse po vendosim të mos ketë njerëz të dënuar në Parlament apo në administratë?  A thua ka vërtetë vend këtu për dekorata në gjoks e mburrje para qytetarëve se vendosëm, ne këtu brenda kësaj salle, të mos ketë më të zgjedhur apo të emëruar me të shkuar kriminale? Por përpara se të jap mendimin tim, kam një pyetje, zonja Tabaku, përse gënjeu PD dje për këtë? Konferenca për shtyp për të më akuzuar se me urdhrin tim është vjedhur droga që kapi policia në këtë furgon, e që media ua tregoi me figurë se ja ku është.

Tabaku: (E habitur) Nuk kam lidhje!!

Tahiri: Nuk ke lidhje e di po ta tregoj pastaj .

Jemi sharë e shtyrë në këtë Parlament duke i mohuar të rinjve të shohin fytyrat e ndershme të njerëzve të kësaj salle që nuk janë pak.

TahiriSot është dita ku nuk mund të ketë engjëj dhe djaj në këtë sallë, sepse po ndreqim çorbën që u gatua brenda këtyre mureve.  Ndaj ulni gishtin e akuzës dhe akoma më shumë të ulim të gjithë bashkë kokën në shenjë respekti ndaj qytetarëve që veç halleve të ditës, kanë dhe hallet e politikës.  Por pyetjen e kam përsëri ama, zonja Vokshi, përse gënjeu kaq trashë PD dje? (i tregon foton e furgonit me drogën e sekustruar)

Vokshi: Hahahaha (qesh)

 Tahiri: Nejse

Sot vendosëm se kush është dënuar për vrasje, drogë, trafik njerëzish, të mos zgjidhet e as mos emërohet. Dakort është një zgjidhje po si do bëjmë me ata që nuk janë dënuar kurrë dhe korruptohen e korruptojnë duke qenë në detyrë me ata që shpifin, mashtrojnë, qytetarët, që vrasin duke qenë në detyrë.

Dhe atë pyetjen e kam akoma për zonjën Bregu që nuk është këtu! Përse gënjeu PD dje? Për cilën arsye? Nejse.

Ne duhet të zgjidhim hallin e madh të qytetarëve ndaj atyre që votohen dhe pasi hypin në detyrë vrasin e vjedhin njerëzit. Politikani që nuk është dënuar kurrë, politikani që i është fshehur drejtësisë, është bërë si i sëmurë.

Dhe unë pyes:

Zonja Deda pse gënjeu PD për këtë?

Deda: (Qesh dhe përtyp çëmçakëz)

Tahiri:  Mendojeni pak për çfarë po i mburremi shqiptarëve sot. Nuk do keni më në parlament njerëz të dënuar për vrasje, për prostitucion, për trafik droge, për vjedhje. Por do vazhdoni t’i keni komshi. Do vazhdoni t’i keni në pallat, dera ngjitur, përballë, në lagje, te lokali ku shkoni me fëmijën e familjen.  Do vazhdoni t’i keni biznesmen. Do vazhdoni t’i keni nëpër rrugë, madje t’u hapni rrugën, t’iu kalojnë përpara hundës me makina luksoze, të ndërtojnë vila në mal e buzë detit, ti shikoni në dreka e darka në kafe me politikanë, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, madje ti mbajnë me para këta të fundit. Do vazhdoni të nënshtruar nga dhuna e të padënuarve që ligjin e shkelin me të dyja këmbët e nuk dënohen nga drejtësia. Po i heqim ne nga parlamenti, por shqiptarëve po ua lëmë në derë…, për këtë mburremi ne këtu?

Zonja Halimi, Pse gënjeu dje PD?

Halimi- kolegëve :Çfarë po thotë?

Tahiri: Je shqiptari që të kanë vjedhur pronën, shtëpinë, bagëtitë, rehatohu nuk do votosh për njerëz të dënuar po prapë i vjedhur do jesh se janë të lirë ata në gjykata dhe laj gojën para se të përmendësh Gjin Gjonin se kështu thotë Sali Berisha.

Zonja Elmazi besoj se më jepni të drejtë. Pse gënjeu dje PD dhe pse nuk kërkoi falje?

(Elmazi i shkel syrin një kolegu deputet dhe qesh)

Tahiri: Zonja Kopliku: Pse gënjeu PD dje?

Dhe nuk pyeta zonjat e PD për provokim, mos ma keqkuptoni. Por sepse ju si nëna, jo si deputete, por si nëna, nuk pranoni të rrisni fëmiljët tuaj me gënjeshtra, apo të rrisni fëmijët pa i mësuar të vërtetën, e madje të kërkojnë ndjesë ku gënjejnë. E kur në këtë vend, me gënjeshtra nuk rriten fëmijët, pse me gënjeshtra të rriten Parti. Ndaj kërkoni ndjesë.

Ndjesë për zonjën Topalli që nuk e përmenda por nuk më dolën rreshtat.

Tabaku: Nëse politika ka moral ti duhet të dalësh këtu e të thuash pse para një viti kur u dhunua deputeti Strazimiri the shko merruni me atë, nëse politika ka moral ti duhet t’i kthesh përgjigje Donal Lu, të japësh përgjigje pse u dogj laboratori i kriminalistikës, the u dogjën llampa por u dogjën të gjitha provat. Dhe mos më bëj asnjë pyetje as mua as grave të Partisë Demokratike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla-Berishës: Vjen në 12:30 e kërkon rregulla. Ish-kryeministri: Argumente zero
Blushi: Partitë tona kanë marrë peng Shqipërinë. Shtuam banditët për të ardhur në pushtet »
Article Logic
Execution time: 0.096807956695557
array(1) { ["section"]=> string(105) "tahiri-i-pyet-nje-nga-nje-grate-deputete-te-pd-nuk-po-ju-provokoj-ja-pergjigjet-e-seciles-prej-tyre-26332" }