Tahiri komenton dorëzimin e Esat Dushajt: ‘’Qofshin dorëzohen vetë, qofshin kapen nga policia, e ku ka më mirë?!’’

Publikuar tek: politike, më 13:00 05-01-2016 Tahiri komenton dorëzimin e Esat Dushajt: ‘’Qofshin dorëzohen vetë, qofshin kapen nga policia, e ku ka më mirë?!’’ Esat Dushaj

Esat Dushaj dyshohet se ekzekutoi 2 vëllezër në Urën e Drishtit në Shkodër. Efektivët e kërkonin në male, por ai pas 2 ditësh u dorëzua vetë në Tiranë. Sot këtë ngjarje e ka komentuar edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

“Të jeni të bindur se nuk ishte surprizë që ndodhej në Tiranë…”, tha Tahiri, teksa shtoi se: “Qofshin dorëzohen vetë, qofshin kapen nga policia, e ku ka më mirë kur çohen para drejtësisë’’.

“Të falenderoj për pyetjen. Detajet lidhur me hetimin e vrasjes në Shkodër do bëhen publike dhe sigurisht jo nga unë, kur hetimi të ketë përfunduar. E rëndësishme është mos u mjaftoni me informacionin e pjesshëm që keni dhe në këto kushte policia e ka më të vështirë të japë informacion më shumë se aq, po nëse do më thoni u dorëzua dhe nuk u kap, ky është një debat që unë refuzoj ta bëj. Unë besoj se puna e policisë ka dëshmuar rezultate konkrete që çon në kapjen e autorëve para drejtësisë, qofshin dorëzohen vetë, ku ka më mirë, qofshin kapen nga policia, të jeni të bindur se nuk ishte suprizë që ndodhej në Tiranë. Kaq.

Unë jam mësuar me akuzat e opozitës, kur policia luftonte në Lazarat dhe opozita mbante anën e banditëve, por jam i prirur t’i konsideroj rezultatet e policisë, rezultate të përbashkëta.

Nuk shoh që ka përgjegjësi policia e shtetit kur një person nuk gjen dot grua vret 2 vëllezër, ose kur një person vret një person për prerjen e një peme’’, tha Tahiri, në konferencën për shtyp për bilancin e punës së Policisë së Shtetit në 2015.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri bën bilancin e punës së Policisë, kujton edhe paditë penale ndaj Bashës, Burgajt, Kuliçajt për 21 Janarin
Veliaj jep alarmin për përkeqësim të situatës: Shira tej normales, ja çfarë duhet të bëni »
Article Logic
Execution time: 0.10333800315857
array(1) { ["section"]=> string(111) "tahiri-komenton-dorezimin-e-esat-dushajt-qofshin-dorezohen-vete-qofshin-kapen-nga-policia-e-ku-ka-me-mire-29199" }