Tahiri: Korrupsioni dhe abuzimi në detyrë, 11% të policëve procedim penal dhe disiplinor

Publikuar tek: politike, më 12:15 26-01-2015 Tahiri: Korrupsioni dhe abuzimi në detyrë, 11% të policëve procedim penal dhe disiplinor Sajmir Tahiri gjatë analizës vjetore

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka deklaruar se për 11 për qind të efektivëve të policisë kanë nisur procedimet penale dhe disiplinore në luftën kundër korrupsionit. “11% e të gjithë efektivit i është nënshtruar procedimit penal e disiplinor për çështje të korrupsionit dhe abuzimit në detyrë”, ka thënë sot Tahiri, në analizën vjetore të ministrisë që drejton për vitin 2014.

Po kështu lajmi i ri që ka dhënë sot Tahiri është edhe testimi fizik i policëve, që komentuar nga ai është i nevojshëm për të parë nëse ata e përballojnë dot terrenin dhe nevojat e qytetarëve. “Për policët është e rëndësishme etika në komunikim, mënyra e sjelljes, respektimi  i rregullave në çdo detaj deri në aspektin fizik se nuk mund të ketë më punonjës policie që nuk i përgjigjen fizikisht nevojës së qytetarit. Veçanërisht ata që janë në terren do t’i përgjigjen testit të përformancës”, bëri me dije Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshimet në Qeveri/Turizmi i kalon Ahmetajt, Gjermeni: Vendim i Ramës
Pakti Detar/ Tsipras: Marrëdhëniet e mira Rama-Papandreu duhet ta kishin zgjidhur »
Article Logic
Execution time: 0.020153045654297
array(1) { ["section"]=> string(90) "tahiri-korrupsioni-dhe-abuzimi-ne-detyre-11-te-policeve-procedim-penal-dhe-disiplinor-1510" }