Tahiri kritikon ashpër policinë para ambasadorit Lu: S’më vjen mirë...

Publikuar tek: politike, më 10:34 20-11-2015 Tahiri kritikon ashpër policinë para ambasadorit Lu: S’më vjen mirë...

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kritikon forcat e policisë së shtetit në një prezantim të kodit të etikës për policinë, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu. “Kourrupsioni”. Ishte kjo kritika e Tahirit për efektivët. “S’më vjen mirë që s’e keni kalituar sa duhet instiktin e të ruajturit njëri tjetrin nga korrupsioni. Kjo nuk do të thotë se ju pajtoheni me të por duhet rritur vetëdija”, u tha Tahiri atyre.

“Lidhur me ëndrrën gjerësisht të shpeshtë të fëmijëve për të idealizuar punonjësin e policisë së shtetit besoj se ka qenë ëndrra e secilit prej jush kur keni aplikuar, fituar...shkollën e policisë.

Sfida është që kjo të mbetet gjallë, dhe nuk është sfidë e vogël sepse shpesh realiteti që gjen në policinë e shtetit, eprori, kolegët, uniforma, marrëdhënia me qytetarin nuk është shpesh ajo që keni ëndërruar.

Përtej vështirësive kërkohet më shumë vullnet nga secili prej punonjësve të policisë.

Policia e shtetit nuk mund të instalojë besimin te publiku në rast se nuk mund të instalojë standartet në detyrë.

Ky kod është kushtetita etike e punonjësve të poicisë dhe është kjo detyra që lind për secilin prej jush që nëpërmjet trajnimeve intensive ky kod të brendësohet, të fillohet nga sjellja personale, jo një punonjës në detyrë që pi duhan, që luan bixhoz që nuk respekton uniformën e tij, është e domosdoshme të ruajmë integritetin e punonjësit të policisë.

S’më vjen mirë që s’e keni kalituar sa duhet instiktin e të ruajturit njëri tjetrin nga korrupsioni. Kjo nuk do të thotë se ju pajtoheni me të por duhet rritur vetëdija.

Ne kemi bërë shumë për të rritur besimin te policia e shtetit duke u munduar të japim fytyrën e njeriut e qytetarit. Përpjekja për të mbajtur larg njëri tjetrin nga korrupsioni fillon nga secili prej jush .

Të jesh punonjësa policie sot nuk është e lehtë përvec rrëmujës që dëgjohet në televizion ju keni sfidën më të madhe në rrugë përballë paligjshmërisë dhe kriminalitetit.

Ju i arrestoni, drejtësia e korruptuar ua kthen mbrapsht po kjo është sfida.”, u tha ministri qartë efektivëve të policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Lu ua bën të qartë policëve shqiptarë: Refuzoni korrupsionin, dhuratat dhe ndikimin politik
Eduart Ndocaj: Do të martohem sërish në 2019-ën… »
Article Logic
Execution time: 0.026221990585327
array(1) { ["section"]=> string(72) "tahiri-kritikon-ashper-policine-para-ambasadorit-lu-s-me-vjen-mire-25872" }