Tahiri letër Nishanit dhe Manjanit, i shqetësuar për gjyqtarin në Vlorë: Po favorizon kriminelët

Publikuar tek: politike, më 20:41 12-03-2016 Tahiri letër Nishanit dhe Manjanit, i shqetësuar për gjyqtarin në Vlorë: Po favorizon kriminelët

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit dhe ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit.

Tahiri ka shprehur shqetësimin për një rast në Vlorë, ku tre persona të arrestuar për armëmbajtje pa leje janë lënë të lirë nga gjykatës Lauren Fuçia, i cili u ka dhënë masën “detyrim paraqitje”.

Sipas Tahirit, këto vendime janë shumë shqetësuese dhe rrezikojnë të dekurajojnë policinë. Ministri shprehet se gjyqtarë të caktuar favorizojnë shkelësit e ligjit.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të 2016-ës ku 3 persona u arrestuan në një lokal për arsye se dispononin armë pa leje dhe më pas rasti i kaloi Gjykatës së Vlorës.

Ministri i Drejtësië, Manjani ka reaguar për letrën e Tahiri duke lajmëruar nisjen e inspektimit në Gjykatën e Vlorës. Manjani ka deklaruar se ka të dhëna nga qytetarë dhe agjenci ligjzbatuese për sjellje joprofesionale në këtë gjykatë.

Gjithashtu, do të verifikohet e gjithë veprimtaria gjyqësore e gjykatësin e akuzuar nga Tahiri. 

Letra e Saimir Tahirit:

24330.jpeg

24331.jpeg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Paloka: Pse Edi Rama nuk do e marrë mundimin të korruptojë deputetët demokratë
Çfarë i kërkoi Erdogani kryeministrit dhe presidentit të Shqipërisë? »
Article Logic
Execution time: 0.034524917602539
array(1) { ["section"]=> string(100) "tahiri-leter-nishanit-dhe-manjanit-i-shqetesuar-per-gjyqtarin-ne-vlore-po-favorizon-kriminelet-34914" }