Tahiri mesazh për Blushin: ''Në PS konkurojmë dhe ai që zgjidhet shef nuk i largon socialistët!'' Paralajmërim për deputetin?!

Publikuar tek: politike, më 11:35 06-02-2016 Tahiri mesazh për Blushin: ''Në PS konkurojmë dhe ai që zgjidhet shef nuk i largon socialistët!'' Paralajmërim për deputetin?! Ben Blushi dhe Sajmir Tahiri

Sajmir Tahiri i ka dhënë një mesazh të qartë sot Ben Blushin nga Durrësi. Blushi ka shfaqur dëshirën e tij për të kandiduar përballë Edi Ramës për kreun e PS-së, por sot Tahiri ia ka bërë të qartë, se edhe pse ndonjëherë nuk i pëlqen se çfarë thuhet në PS, sërish janë sy e vesh për të dëgjuar dhe nuk e largojnë.

Sigurisht ministri i Brendshëm Tahiri nuk e ka thënë se mesazhin e ka për Blushin, duke folur në përgjithësi për PS-në dhe rolin e Edi Ramës si kryetar mes të barabartëve dhe se ai nuk i largon socialistët që e kundërshtojnë. Por a është ky një paralajmërim për Blushin ky?!

“Në PS marrim forcë nga njëri-tjetri, konkurojmë dhe ai që zgjidhet shef nuk i largon socialistët”, tha Tahiri, teksa u foli socialistëve të Durrësit në takimin për antarësimet e reja ku ishte I pranishëm edhe kryebashkiaku Vangjush Dako dhe vetë kryeministri Edi Rama.

“Forca dhe pushteti jonë janë njerëzit. Ku marrim forcë nga njëri-tjetri në Partinë Socialiste. Ku edhe pse nuk na pëlqen ç’i themi njëri-tjetrit, jemi sy e vesh ndaj njëri-tjetrit. Ku konkurojmë dhe ku ai që zgjidhet nuk është shef por i barabartë mes të tjerëve, ku nuk lejohet të largosh socialistët… Kjo është vlera jonë e madhe, njëri-tjetri dhe fuqia për t’u bërë bashkë me njerëzit”, tha Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetët demokratë të shqetësuar i çojnë një letër Ilir Metës
Byroja e Hetimit, Rama bind Metën: Jo ligj pa dhënë mendim “Venecia” »
Article Logic
Execution time: 0.042011976242065
array(1) { ["section"]=> string(124) "tahiri-mesazh-per-blushin-ne-ps-konkurojme-dhe-ai-qe-zgjidhet-shef-nuk-i-largon-socialistet-paralajmerim-per-deputetin-31897" }