Tahiri në Bruksel, merr mbështetje për reformat

Publikuar tek: politike, më 18:23 23-02-2016 Tahiri në Bruksel, merr mbështetje për reformat

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, pas takimit me Komisionerin Dimitris Avramopoulos dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian në Bruksel, Christian Danielson , ka dhënë një prononcim për mediat.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në fjalën e tij pohon se “informuam partnerët tanë europianë për hapat që ka ndërmarrë Shqipëria në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe lëndëve narkotike, për ta bërë vendin më të sigurte. Si dhe për sfidat që kemi bashkërisht (jo vetëm Shqipëria) në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krizës së menaxhimit europian të krizës së refugjatëve”.

Po ashtu, Tahiri shtoi se “mora mbështetje totale nga Komisioneri, përshëndetjen e tij për të gjitha reformat që kemi ndërmarrë deri më sot, dhe vlerësimin për hapat e duhur që po hedh Shqipëria, në drejtimin e duhur për Integrimin Europian.Gjithashtu ndamë bashkërisht shqetësimin për sfidat e përbashkëta që kemi në vijim, dhe punën e përbashkët që duhet të bëjmë në një axhendë të mirëkoordinuar me vendet e rajonit dhe me Bashkimin Europian. Kuptohet, në një axhendë të përbashkët të cilën Komisoneri e bashkëndan me ne, lidhur me arritjen e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, në menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe në luftën kundër terrorizmit”.

Për luftën kundër lëndeve narkotike dhe krimit të organizuar, apo korrupsionit Tahiri u shpreh se “e informova veçanërisht për reformimin e Sektorit të Sigurisë, nga një anë për rezultatet në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar; luftës kundër korrupsionit; reformimin themelor (veçanërisht për Byronë Kombëtare të Hetimit); dhe (prioritetin e të gjithave që është) Reforma në Drejtësi. Morëm mbështetje për hapat e hedhur deri tani nga Shqipëria. E sigurisht vlerësim maksimal për gjithçka kemi bërë deri tani, por edhe për prioritetet që kemi në vijim, në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë.

Komisioneri shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë, tha Tahiri duke vijuar se “e ftova që dhe mbledhja e radhës informale e Ministrave të Brendshëm të mbahet në Shqipëri. Sepse ne besojmë që krizat dhe sfidat që kemi përpara nuk janë çështje vetëm e vendeve të Bashkimit Europian, vetëm e rajonit të Ballkanit, apo vetëm të Shqipërisë. Por janë sfida të përbashkëta të cilat, (pavarësisht faktit nëse një vend është ose jo anëtar i Bashkimit Evropian), meritojnë vëmendje të njëjtë. Morëm vlerësimin e Komisionerit për gjithçka kemi bërë deri më sot si dhe mbështetjen për gjithçka do të bëjmë në të ardhmen”.

Ministri i brendshëm Tahiri iu përgjigj interesit të mediave për emigrantët nga Shqiperia ku pohoi se “ende sot nuk ka shenja që të bëjnë të mendosh se Shqipëria është në rrezikun primar të kalimit të refugjatëve”.

Ndërsa për hapjen e negociatave me BE, Tahiri pohon se “ajo që vlerësojmë më shumë është rruga që duhet të bëjë Shqipëria për të garantuar hapjen e negociatave. Në këtë kuadër, Reforma në Drejtësi (si kyçi i prioriteteve), Byroja Kombëtare e Hetimit, përshëndetja e Komisionerit për rezultatet që kemi arritur deri më sot në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe narkotikëve, na bëjnë optimistë se jemi në rrugën e duhur”.

Në lidhje me luftën kundër terrorizmit, ka një plan të mëparshëm aksioni të Komisionit Evropian për  luftën kundër trafikut të armëve dhe rezultatet konkrete që ka korrur Shqipëria në bashkëpunim mes ministrat e Brendshëm të Ballkanit, Tahiri shprehet se “ka përfunduar Regjistrimi Dixhital i armëve. Ka përfunduar një kuadër ligjor adeguat dhe europian lidhur me këtë çështje. Dhe besojmë se janë hedhur hapat e duhur dhe në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria po ngre një qendër rajonale për adresimin e radikalizmit që në fazat paraprake, me partneritetin e ngushtë të partnerëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Veliaj: Nëse te liqeni ndërtohet një kafene, dorëhiqem më 1 qershor
“Zëri i Amerikës” i ndërpret fjalën Ilir Beqajt, po fliste për koncesionet »
Article Logic
Execution time: 0.31068897247314
array(1) { ["section"]=> string(52) "tahiri-ne-bruksel-merr-mbeshtetje-per-reformat-33350" }