Tahiri në test gjithë policinë: Kush nuk e kalon ikën! Ministri merr edhe një vendim personal: Kolegët ma kundërshtuan

Publikuar tek: politike, më 13:12 27-01-2016 Tahiri në test gjithë policinë: Kush nuk e kalon ikën! Ministri merr edhe një vendim personal: Kolegët ma kundërshtuan

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një konferencë për shtyp në kuadër të analizës vjetore të policisë së shtetit ka qenë i prerë duke pohuar se çdo punonjës policie, përfshirë këtu edhe drejtuesit, do i nënshtrohen testimit. “Kush nuk e kalon, ikën”, tha Tahiri duke theksuar se qytetari nuk mund të ketë besim kur sheh një polic në gjendje jo të mirë fizike, duke mos harruar pastaj anën profesionale. Ministri Tahiri pohoi gjithashtu se ka marrë edhe një vendim personal të cilin kolegët ia kanë kundërshtuar: Numri i tij personal do të jetë i afishuar në çdo postë, në çdo zyrë policie dhe qytetarët mund t’i telefonojnë direkt atij.

Kam marrë një vendim personal, që thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e mi ma kanë kundërshtuar, por unë besoj që më shumë sesa të dobësojë kapacitetin institucional, do të ndihmojë në krijimin e instiktit të përbashkët të ekipit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit për të pasur gjithmonë një sy tek qytetarët. Numri im personal do jetë i afishuar në çdo postë policie, në çdo komisariat dhe në çdo zyrë ku shkon dhe troket qytetari në Policinë e Shtetit”, tha ministri.

Tahiri bëri edhe një bilanc të denoncimeve të qytetarëve duke dhënë disa shifra. 200 mijë telefonata nga qytetarët në vetëm një vit, 208 mijë zyra shërbimi policie, 50 mijë e 200 konflikte të zgjidhura dhe 1 mijë punonjës të proceduar.

Janë këto shifrat e ministrit cituar gjatë konferencës.

Çfarë tha Saimir Tahiri në konferencë

“Vitin e kaluar 200 mijë telefonata, qytetarë që për një vit kanë telefonuar policinë për një problem për çështje që policia i ka adresuar duke rritur besimin e qytetarëve. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria s’ka qenë kështu edhe disa vite më parë por rritja e telefonatave, puna që kemi bërë ne për të rritur besimin e qytetarëve është në rrugën e duhur.

208 mijë zyra shërbimi ofruar qytetarëve për të pasur shërbim në kohë, pa korrupsion, eviton sorrollatjen, është mundësi për të treguar fytyrën e policisë së shtetit por duhet të bëjmë më shumë. Punonjës kapadai, arrogantë që bëjnë detyrën sikur qytetarët ua kanë borxh, që s’e kanë kuptuar se ka përfunduar koha kur sillej në mënyrë jokorrekte dhe që se ka kuptuar ende që policia e shtetit duhet të jetë në shërbim s’na duhen. Ne kemi nevojë për punonjës që duhet të çohen në mëngjes për t’i shërbyer çdo qytetari dhe kjo nuk arrihet duke kërcënuar dhëmbët ...

50 mijë e 200 konflikte të zgjidhura nga policia e shtetit, tregon kapacitetin parandalues të policisë dhe sikur një pjesë të kishin degjeneruar në konflikte, Shqipëria s’do ishte kjo. Ka ende për të bërë dhe kapaciteti i policisë për ta parandaluar konfliktet duhet zhvilluar në maksimum.

Duke filluar nga ky vit, çdo punonjës, çdo drejtues, jo vetëm duhet të ndërmjetësojë konfliktin por duhet të bëjë me dije çdo institucion për zgjidhjen në themel të tij.

Përshembull nëse dy familje zihen për çështje pronësie, me shkrim duhet njoftuar hipoteka, ALUIZNI, policia tënjoftojë me shkrim, shkurt, çdo institucion për zgjidhje në themel.

Testimi

Kush nuk kalon testin, përfshirë drejtuesit nuk do jenë më në punë, rregullorja parashikon që punonjësit duhet ti përgjigjen maksimalisht performancës fizike dhe profesionale.

Punonjësi që nuk di të kujdeset fizikisht për veten, nuk di si të kujdeset për njerëzit. Kush nuk kap kriteret, mund të bëjë çdo punë tjetër por jo punonjës policie.

1 mijë punonjës në procedim penal dhe disiplinor për abuzim me detyrën, korrupsion, për mos ushtrim të kompetencës ...

Çdo denoncim, çdo video, çdo material çdo ankesë është një ndihmë për ne.

Fat i madh që teknologjia na vjen në ndihmë, që qytetarët besojnë që merren masa, duhet të merren si mundësi për një pasqyrë më të drejtë për policinë që duam.

Kam marrë një vendim personal, që thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e mi ma kanë kundërshtuar, por unë besoj që më shumë sesa të dobësojë kapacitetin institucional, do të ndihmojë në krijimin e instiktit të përbashkët të ekipit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit për të pasur gjithmonë një sy tek qytetarët. Numri im personal do jetë i afishuar në çdo postë policie, në çdo komisariat dhe në çdo zyrë ku shkon dhe troket qytetari në Policinë e Shtetit. Dhe unë do pres çdo njoftim nga qytetarët, për sjellje jo të duhur apo çdo ankesë tjetër për mungesë shërbimi nga Policia e Shtetit. Duke u përpjekur kështu të bëhem vetë, bashkë me drejtuesit e Policisë sigurisht, një ndër avokatët më të parë të çdo qytetari që ankohet për mungesë shërbimi në Policinë e Shtetit.

/Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luan Rama thekson fort në konferencë: Flas në emër të LSI
Rama ironi me PD pas raportit të “TI”: Njoftoni SHQUP-in për këtë skandal »
Article Logic
Execution time: 0.018194913864136
array(1) { ["section"]=> string(121) "tahiri-ne-test-gjithe-policine-kush-nuk-e-kalon-iken-ministri-merr-edhe-nje-vendim-personal-koleget-ma-kundershtuan-31067" }