Tahiri nga Vlora flet për Reformën në Drejtësi: Të kryhet sa më shpejt

Publikuar tek: politike, më 12:39 14-01-2016 Tahiri nga Vlora flet për Reformën në Drejtësi: Të kryhet sa më shpejt

Kur procesi është i ngrirë, për shkak të mosarritjes së konsensusit PD-PS-LSI lidhur me reformën në drejtësi, reagon ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri.

Gjatë një vizite në policinë e Vlorës, Tahiri ka deklaruar se kjo reformë duhet të kryhet sa më shpejt.

"Reforma duhet të kryhet sa më shpejt. Ata që shkelin ligjin të marrin dënimin e merituar. Mos e gjykoni punën e policisë nga raste të veçanta.

Armëmbajtja pa leje duhet të jetë vepër penale. Nëse kjo vepër penale zbutet, do jetë e rrezikshme . Për këtë gjë kemi biseduar edhe me ministrin Manjani", tha Tahiri.

Dje, natën, Rama dhe Meta janë takuar në vilën 30, ndërkohë që u është bashkuar edhe ministri i Drejtësisë Manjani.

Newsbomb.al raportoi se Komisionit të Venecias do t’I dërgohen 2 draftet për ndryshimet kushtetuese: i PS-së dhe i PD-së, por edhe ndryshimet e LSI-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi i Edi Ramës me Mimoza Kusari Lilën revolton qytetarët, shpërthejnë në komente kundër
Ambasadorja Vlahutin në zyrën e Metës. Shkon në Kuvend pasi Rama përfundoi takimin »
Article Logic
Execution time: 0.22648096084595
array(1) { ["section"]=> string(75) "tahiri-nga-vlora-flet-per-reformen-ne-drejtesi-te-kryhet-sa-me-shpejt-29975" }