Tahiri nuk mban më: “Deputet, je përgojorja më e shkëlqyer e këtij Parlamenti, jam krenar për prindërit e mi. Jot bijë merret me sekserllëqe, yt bir me trafik armësh”

Publikuar tek: politike, më 13:08 19-11-2015 Tahiri  nuk mban më: “Deputet, je përgojorja më e shkëlqyer e këtij Parlamenti, jam krenar për prindërit e mi. Jot bijë merret me sekserllëqe, yt bir me trafik armësh”

Ministri Tahiri nuk ka “kursyer” asgjë nga foltorja e Kuvendit në përgjigjen që i dha ish kryeministrit Berisha të cilit iu drejtua si “deputet”. Ministri e cilësoi Berishën si “përgojoren më të suksesshme e të shkëlqyer të Parlamentit” ndërsa u shpreh krenar për prindërit e tij. Tahiri i kujtoi Berishës të bijën Argita Berishën, duke e akuzuar për “sekserllëqe tokash” ndërsa nuk la pa përmendur edhe të birin, Shkëlzen Berishën që siç akuzoi Tahiri “ka vrarë 26 persona dhe ka vëtëvrarë dy të tjerë me Gërdecin”.

“Më përmend mua tim atë time më, i përmend mnistres kushërinjtë, tjetrës bashkëshortin, gjithë familjarëve nga i pari tek i fundit.

Nga ky njeri di që im atë u merkërka me drogë,  ky njeri di se ime më u merkërka me tregti ilaçesh ky njeri që nuk dinte që ekzistonte Gërdeci në Shqipëri, ky nuk dinte që i biri merrrej me tregti armësh dha la 26 të vrarë dhe 2 të vetëvrarë. Jam shumë krenar për prindërit që kam, që ma kanë rritur kështu si më kanë rritur, kam dy prindër të ndershëm që kanë mësuar se ky vend mund të bëhet nga njerëz që kanë ideale. Meqë e ka patur familjen një bandë, e bija me sekserlliqesh tokash, i biri me tregti armësh, mendon se edhe ne jemi kështu.

Ne jemi këtu për të treguar që ka familje të ndershme në këtë vend dhe nëqoftë se familja jote ka qenë e zhytyr në afera për shkak të detyrës në emër të shqiptarëve ju nuk keni thënë në prokurori “Ore ma merrni në hetim këtë fjali: Ç’djalë kam. A ka mundësi ta verifikojë njeri këtë vajzën time a është marrë me sekselllëqe apo është vajza që njoh, për baxhanakun që nuk e njihje për fshatin që nuk e dije se eksistonte. Je përgojorja më e shkëlqyer që ka ky parlament. Unë përsëri besoj që këtu ndahemi në dy modele. Unë në detyrën time jetoj për ti shërbyer njerëzve ti e ke për ti shërbyer familjes tënde. Ti mendon që sic je ti jemi ne të gjithë. E ke gabim, shumë gabim. Përmende që qytetari dixhital të ka thënë se unë paskam marrë 150 mijë euro për një pallat. Po flet për një pallat të  cilin unë e kam denoncuar me shkresë prokurorisë të përgjithshme, policia ka sekuestruar godinën ka marrë në ndjekje penale, pronaren e pallatit, punonjësit dhe prokurorja nga kualifikimi detyrim pa leje e çoi dhënie ndihme për ndërtim pallati.  Si paskam marrë para kur e kam denoncuar kur i kam thënë prokurorit të përgjithshëm hap sytë për atë që po bën prokurorja.

Pse nuk shkon në Prokurori. Siç kam qenë unë për djalin, për vajzën, për ministrat e tu e për shumë të tjerë që kam denoncuar në prokurori kështu e kuptoj unë përgjegjësinë time. Unë jam këtu me kolëgët e mi të ndërtoj një model qeverisës”, tha Tahiri në fjalën e tij ndërsa foli për operacionin e Gërdecit duke i kujtuar Berishës se si e kundërshtonte asokohe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majko me tone të ashpra në Kuvend: Mos u hidhni degë më degë, të gjithë kryeprokurorët i ka propozuar PD
Akuza e ofendime në Parlament, Berisha-Tahirit: Laj gojën kur flet për Gjin Gjonin »
Article Logic
Execution time: 0.055129051208496
array(1) { ["section"]=> string(165) "tahiri-nuk-mban-me-deputet-je-pergojorja-me-e-shkelqyer-e-ketij-parlamenti-jam-krenar-per-prinderit-e-mi-jot-bije-merret-me-sekserlleqe-yt-bir-me-trafik-armesh-25798" }