Tahiri: Papunësia dhe injoranca shkaktare të terrorizmit

Publikuar tek: politike, më 16:10 19-05-2015

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët për shtyp me zv.sekretaren amerikane Sara Sewall, në përfundim të ministerialit rajonal kundër terrorizmit. Tahiri u shpreh se Shqipëria nuk ka probleme me ekstremizmin e dhunshëm por është e kërcënuar nga terrorizmi. Sipas tij, për ta luftuar terrorizmin nevojitet një bashkëpunim midis vendeve të rajonit.

“Terrorizmi luftohet me dije, me punësim , me zhvillim ekonomik, të cilat janë armë më të forta se çdo ushtri që lufton me terroristët, në çdo anë të globit. Terrorizmi rrezikon vlerat e shoqërive tona, pa dallim. Shqipëria përballet me atë që përballet çdo vend tjetër në botë. Duhet të mos ti veshim terrorizmit kostumin e politikës së ditës. Ekstremizmi nuk duhet të lidhet me asnjë Fe”, tha Tahiri gjatë fjalës së tij.

Zv.sekretarja amerikane e Shtetit Sara Sewall, u shpreh se takimi i sotëm ishte mjaft produktiv. Sewall bëri thirrje për vetpërmbajtje në Maqedoni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj u kërkon miqve dhe të afërmve të votojnë Elhaidën
Rroshi përgjigje Bashës: Nuk jam “Don Kishoti” i Tiranës që të premtoi tram dhe metro »
Article Logic
Execution time: 0.023736953735352
array(1) { ["section"]=> string(61) "tahiri-papunesia-dhe-injoranca-shkaktare-te-terrorizmit-11510" }