Tahiri pas Ramës: Vetëm 0.6% dalje nga Shqipëria, azilkërkuesit janë nga Greqia

Publikuar tek: politike, më 12:37 25-08-2015 Tahiri pas Ramës: Vetëm 0.6% dalje nga Shqipëria, azilkërkuesit janë nga Greqia Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Pas deklaratës së Ramës ditën e djeshme, bërë online në pyetje-përgjigje me qytetarët lidhur me numrin e azilkërkuesve, është ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ai që e përforcon këtë deklaratë.

“Nga analiza e të gjitha të dhënave dhe informacioneve që ka Policia e Shtetit, autoritet tona dhe në shkëmbim intensiv informacionesh që ofrojnë vendet partnere, rezulton se shumica dërrmuese e qytetarëve që kërkojnë azil janë shtetas shqiptarë me banim të përhershëm në një nga vendet e BE, pra emigrant shqiptar me banim të përhershëm në një nga vendet e BE që shpërngulen nga ai vend për të kërkuar azil në Gjermani ose në një vend tjetër të BE. Këtu mjafton t’ju them dhe shifrat janë të disponueshme nga të gjithë ju, mjafton t’ju them se numri i shtetasve shqiptar në 7 muajt e parë të këtij viti nga pikat kufitare të shtetit tonë është rritur me 0.6% të krahasuar me shifrat e një viti më parë, gjë që do të thotë se kërkesat për azil dhe shifrat e deklaruara nga Gjermania apo vendet e tjera të BE, nuk korrespondojnë kurrkund dhe nuk përputhen absolutisht fare me numrin e shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga", ka pohuar Tahiri në një dalje për gazetarët.

Tahiri shkoi edhe më tej duke pohuar që shifrat e atoriteteve shqiptare nuk përputhen me rritjen e numrin të azilkërkuesve në Gjermani" Rritja me 0.6% në shtatë muajt e parë të këtij viti do të thotë trendi natyral ilëvizjes së lirë të shtetasve shqiptar në vende e BE-së dhe nuk i përgjigjet fare rritjes së azilkërkuesve në Gjermani apo në vendet e tjera të BE", tha ministri.

“Ky është një shqetësim që për vendet e BE-së zgjat jo më shumë se një vit dhe për rajonin dhe vendet fqinjë . Gjatë kësaj kohe ka patur fluks emigrator edhe të shtetasve në Shqipëri por ka qenë në shifra të përmbajtura. Kjo situatë nuk meriton vetëm vëmendjen e një vendi por një zgjidhje evropiane. Në situatën prezentë Shqipëria ka marrë të gjitha masat për çdo shqetësim që do t’i vijë nga kjo situatë.

Trendi i refuzimeve është më i lartë se në periudhat e kaluara. Kemi nevojë të përmirësojmë në mënyrë drastike, analizën e riskut që bëjnë pikat kufitare, problem që shkon shumë përtej vendit tonë, në BE, shkëmbim informacioni me vendet partnere, eksperienca me policët gjermanë na rezulton se policia shqiptare respekton procedura korrekte dhe rigoroze si agjencitë partnere në vendet e BE. Por kjo mbetet një çështje e vendimarrësve të BE së bashku me vendet e rajonit.

Ne jemi të përgatitur për çdo situatë”, tha ministri i cili sakaq i bëri thirrje qytetarëve mos largohen pasi nuk do të ketë azil për ta.

“Shfrytëzoj këtë rast për tu bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën shengen. Po bëhen fushata me informimin e qytetarëve për mundësinë reale të fitimit të azilit në BE apo abuzimin me informacionin që shtyn shqiptarët të besojnë se mund të gjejnë azil në disa nga vendet e BE.

I kam kërkuar homologut gjerman shuarjen e të gjithë faktorëve ftues që shërbejnë si motiv që shumë shtetas të kërkojnë azil që të nxitur nga këta faktorë marin guximin për të udhëtuar drejt këtyre vendeve.

Të njëtën gjë i tha Rama Merkelit”, pohoi Tahiri, ndërsa vuri theksin te plani i masave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti i Himarës Kokëdhima: Kisha të mos fshihet pas gishtit, s’n’a e prish dot Historinë
PD, Ristani: Meta bleu përpara zgjedhjeve kryekomunarin e Mollasit, i dha tender 8 mld lekë »
Article Logic
Execution time: 0.017435789108276
array(1) { ["section"]=> string(82) "tahiri-pas-rames-vetem-0-6-dalje-nga-shqiperia-azilkerkuesit-jane-nga-greqia-19138" }