Tahiri për Frrokun: Kaloi në kufi, por u regjistrua në regjistrin manual se kishte defekt. Replikon me Berishën

Publikuar tek: politike, më 12:48 02-07-2015 Tahiri për Frrokun: Kaloi në kufi, por u regjistrua në regjistrin manual se kishte defekt. Replikon me Berishën Sajmir Tahiri

Tahiri bën bilancin e punës së policisë në zgjedhje por komenton kalimin e Arben Frrokut në kufi, I cili së fundmi është shpallur fajtor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj por që nuk u gjet nga policia në Shqipëri. Tahiri tha se zgjedhjet ishin më të lirat dhe më të ndershmet por edhe ka replikuar me Berishën gjatë fjalës së tij.

Edhe ato fjalët për Frrokun se me demek se i hapi rrugën Edi Rama. Pas dënimin të gjykatës së shkallës së parë, sipas të cilit ishte i pafajshëm, zotëria në fjalë nuk kishte kufizim ligjor për të lëvizur  brenda dhe jashtë. U regjistrua në regjistrin manual për shkak se sistemi TIMS nuk funksiononte prej disa orësh. Nëse PD ka ndonjë ankesë për të t’i adresohet Prokurorisë, duke iu kursyer vetes deklaratat speculative. Policia ka bërë verifikimin e statusit. Po kështu është bërë edhe në një shtet jashtë Shqipërisë, kur komunikoi me Interpol Tirana dhe i ktheu përgjigje se nuk ekzistonte asnjë bazë ligjore për t’a ndaluar”, tha Tahiri për Arben Frrokut.

Gjatë fjalët së tij në foltoren e Kuvendit, ka ndërhyrë Berisha, por Tahiri ka replikuar duke I thënë: “ Njerëzit si ty kanë vetëm një aftësi, t’i tërheqin njerëzit te niveli yt, nuk e ke këtë mundësi dhe bën mirë mos ndërhysh kur flet”

Tahiri i quajti zgjedhjet e 21 qershorit si më të lirat e më të ndershmet ndonjëherë. Ministri i Punëve të Brendshme tha për zgjedhjet:

"Ashtu siç është meritë e qeverisë, e mazhorancës dhe institucioneve në tërësi, që me vullnet institucional dhe ligjor, bënë gjithçka është e mundur për të organizuar një proces zgjedhor ku të vendoste qytetari me vullnet të lire dhe pa ndikim.Unë besoj i mbani mend kronikat e lajmeve, ku autobuza karvan me punonjës administrate që mbushte mitingjet, listat e prezencës ku Drejtorët merrnin mungesat nën kërcënimin e rrogës, nën tmerrin e bukës së gojës. Nuk pa njeri mësues e nxënës që vërshonin mitingjeve duke lënë edhe mësimin, për të mbushur sheshet e pushtetit. Jo këto zgjedhje, ama. Nuk keni parë të tillë. Nuk pa njeri sipërmarrës të tmerruar nga taksidar e gjobaxhi që veç gjobave të pushtetit vinin dhe gjobat e fushatës. Nuk pa njeri Polici e Ushtri, sulur zgjedhjeve për të tmerruar qytetarët, për t’i marrë votën me dhunë për t’i dhunur përsëri pas zgjedhjeve.Sigurisht që kishte probleme. Askush nga ne nuk thotë dot se këto ishin zgjedhje pa asnjë problem. Por nuk besoj çdo njeri me mend në kokë beson se një trashëgimi e tërë gati lufte zgjedhore, mund të ç’bëhej dot menjëherë në të gjithë elementët e vet, që fillon nga deputetët, Partitë, militantët që janë mësuar ti shohin zgjedhjet si luftë. Por këto zgjedhje ishin sigurisht shërbimi më i mirë që kjo mazhorancë mund t’u bënte qytetarëve.

Shfaqëm vullnetin tonë të plotë duke u angazhuar së bashku me KQZ dhe Prokurorinë për të ngritur njësi hetimore të posaçme, në gatishmëri të plotë për procesin zgjedhor e veçanërisht ditën e zgjedhjeve. U gjeneruan në kohë listat e reja të votuesve sipas 61 Bashkive të reja, të cilat u monitoruan ngushtësisht nga përfaqësuesi i opozitës në çdo hap të procesit, ashtu siç u monitoruan për herë të parë në historinë e zgjedhjeve edhe nga vetë auditori i KQZ.  Numri i dublimeve në listat zgjedhore krahasuar me zgjedhjet e kaluara u reduktua 91%.  Falë punës sonë, reduktuam dublimet në këtë masë.Për këtë arsye, kjo është hera e parë që nuk ka asnjë ankesë të vetme për votues që nuk gjejnë emrin në listë, që për rrjedhojë nuk votojnë dot, apo për votues me emrin dy here a më shumë herë në lista e që për rrjedhojë votonin dy here, a më shumë herë.

Janë regjistruar më pas se 5 procedime penale, ndër të cilat njëri me iniciative të vetë Policisë. Janë arrestuar 2 shtetas, Komisioner të një QV, dhe 8 shtetas të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. Në vetëm 5 Qendra Votimi është kërkuar ndihma e Policisë nga Komisionet e QV, dhe kjo për të garantuar rregullin për shkak të rradhëve të gjata dhe masive të votuesve.  Ashtu siç sot vazhdon puna së bashku me Prokurorinë për hetimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë të çdo personi që ka shkelur ligjin gjatë procesit zgjedhor. Po kështu ka vazhduar edhe procesi i numërimit, kryesisht pa incidente dhe pa probleme që mund të cënonin standartet e përmbushura të procesit zgjedhor." 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Patozi: Shqiptarët po presin ofertën t'i nxjerrë nga kjo shpifësirë ku jemi futur të gjithë
Topalli replikon me Tahirin: Turp! Merri mbrapsht ato që the, mashtrove »
Article Logic
Execution time: 0.030001878738403
array(1) { ["section"]=> string(114) "tahiri-per-frrokun-kaloi-ne-kufi-por-u-regjistrua-ne-regjistrin-manual-se-kishte-defekt-replikon-me-berishen-15186" }