Tahiri për kërkesën e Erdoganit: Është politike, nuk kemi probleme me terrorizmin

Publikuar tek: politike, më 13:44 18-05-2015 Tahiri për kërkesën e Erdoganit: Është politike, nuk kemi probleme me terrorizmin

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur kërkesës së Presidentit Rexhep Taip Erdogan, për nxjerrjen jashtë të një Lëvizje që zhvillon aktivitetin në vendin tonë, të cilën ai e konsideroi terroriste. Pavarësisht se nuk e përmendi e me emër, Erdogan i referohej Lëvizjes Gylen, e cila ofron shërbime kryesisht  në sektorin e arsimit në Shqipëri.  Minitri Tahiri i cilësoi politike deklratat e presidentit Erdogan dhe tha se Shqipëria nuk ka probleme me terrorizmin.

“Është më shumë kërkesë politike që ka marrë përgjigjien e duhur. Nuk ka të bëjë me sigurinë sepse përsa i takon luftës kundër terrorizmit kemi zgjedhur hartimin e katalogut të përbashkët  të riskut, me vendet e rajonit dhe nivel global, duke shmangur rrezikun që lufta ndaj terrorizmit të përdoret për axhenda të ngushta kombëtare”, u shpreh Tahiri.

I pyetur për vrasjen e një shqiptari nga ISIS, Tahiri tha: “Nuk është e lehtë për tu verifikuar. Inforacion më të hollësishëm nuk mund të jap. Po mbajmë kontakte me familjarët dhe autoritetet përkatëse. Do bëjmë komunikimet respektive kur informacioni të jetë  i konfirumuar.”

Ministri Tahiri deklaroi se nesër në Tiranë do të mbahet Samiti i Vendeve të Rajonit, ku do të diskutohet për problemet e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS: Ndërhyrjet e Lulit gjysmake, numërohen me gishtat e dorës
Klos, Rama prezanton Valbona Kolën: Aty ku drejton PD, nuk është bërë asnjë ndryshim »
Article Logic
Execution time: 0.03210711479187
array(1) { ["section"]=> string(85) "tahiri-per-kerkesen-e-erdoganit-eshte-politike-nuk-kemi-probleme-me-terrorizmin-11404" }