Tahiri përkrah Avramopulos: Të gatshëm të përballojmë fluksin e refugjatëve

Publikuar tek: politike, më 13:23 18-03-2016 Tahiri përkrah Avramopulos: Të gatshëm të përballojmë fluksin e refugjatëve

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka siguruar sot Komisionerin e Bashkimit Europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, se Shqipëria është e gatshme të përballet me përgjegjësitë e saj për të përballuar fluksin e refugjatëve të Lindjes nën flamurin e BE.

“E siguroj që Shqipëria është tërësisht e angazhuar për të përballur me përgjegjësitë e saj, për të përballuar fluksin e emigrantëve”, tha ai.

“Afirmuam të ardhmen evropiane të Shqipërisë e cila është konceptuar si një rrugë me një drejtim dhe një destinacion, integrimin në BE. Shkëmbyem pikëpamje për reformat e qeverisë që tregon vendosmëri për të marrë hapat e duhura për reformat shtetndërtuese. Patëm mundësi të shkëmbejmë ide dhe iniciativa. Afirmuam sukseset e deritanishme për hetimet e përbashkëta. Si një prioritet absolut i Shqipërisë diskutuam edhe për çështjen e fluksit të emigrantëve, që është një çështje shqetësuese dhe emergjencë humanitare që i bën thirrje vlerave më të larta të ndërgjegjes sonë. Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrën e saj, të mbajë përgjegjësitë e veta, e konceptuar kjo si një përpjekje e vendit tonë në kuadër të një plani ndërkombëtar. Të gatshëm të kontribuojmë me vendet e tjera. Të gjithë bashkë nën flamurin evropian mund t’ia dalim të përballemi me një emergjencë tjetër”, sqaroi më tej Tahiri.

Tahiri shtoi ndër të tjera se ka ndarë bindjen me zyrtarin e BE, se duhet më shumë koordinim mes palëve. “Lidhur me domosdoshmërinë që kemi për të mos ndodhur dhe përsëritur skenarët e vendeve të tjera, ne duhet të veprojmë shpejt dhe në kohë për veprime të koordinuara dhe situatë potenciale në lidhje me fluksin. Kemi marrë mbështetjen e komisionarit, Shqipëria nuk mund të jetë dhe nuk do jetë vetëm”.

Komisioneri Avramopoulus pasi falënderoi Ministrin e Brendshëm për bashkëpunimin tha se është hapur një kapitull i ri i marrëdhënieve mes dy vendeve. Duke u ndalur tek çështja e nxehtë e emigrantëve ai tha se Shqipëria nuk është ende në një situatë fluksi por Komisioni Europian do të sigurojë gjithçka duhet, duke deklaruar se Shqipëria nuk gjendet vetëm në trajtimin e kësaj çështjeje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen Shpëtim Gjika por s’dihet me kë e ka: E po kur ka gojë e flet ky për PS-në e Vlorës?!
Refugjatët, Rama: Jemi gati. Avramopulos: Do ju mbështesim »
Article Logic
Execution time: 0.18777394294739
array(1) { ["section"]=> string(80) "tahiri-perkrah-avramopulos-te-gatshem-te-perballojme-fluksin-e-refugjateve-35419" }