Tahiri përkujton “Gërdecin”: Sot një ditë e zezë për drejtësinë

Publikuar tek: politike, më 13:49 15-03-2015 Tahiri përkujton “Gërdecin”: Sot një ditë e zezë për drejtësinë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka përkujtuar me anë të një postimi në Facebook, 7 vjetorin e shpërthimit në fshatin Gërdec që i mori jetën 26 njerëzve, duke thënë se sot është një ditë e zezë dhe e turpshme për drejtësinë shqiptare për shkak, sipas tij, të mosveprimit kriminal nga drejtësia.

“Fëmijë, gra e burra të vrarë nga babzia për fitim. Vite dënim me pak se numri i jetëve të humbura.

Ish Ministri Mbrojtjes vijon të mos gjykohet sepse rifitoi mandatin e deputetit, dmth imunitetin. Skandal që vazhdon, deri në kufijtë e mosveprimit kriminal nga drejtësia.

I biri i ish KM nuk u pyet kurrë, as edhe një herë të vetme. Ish Ministri i Drejtësisë dhe një deputet tjetër që i shërbenin 'kopsitjes' së letrave, nuk u pyetën kurrë. Sot këta janë të lirë, pa ndjer peshën e drejtësisë e as peshën e turpit publik. Ndaj është ndër ditët më të zeza e të turpshme për drejtësinë. Kush mendon që edhe kjo është përgjegjësi e maxhorancës, le të kuptojë se është vetëm Prokuroria dhe Gjykata që mund të veprojë për këtë çështje”, shkruan Tahiri në Facebook.

Ministri Tahiri e quan fabrikën e Gërdecit një biznes të lidhur me majën e pushtetit dhe zemrën e familjes se ish kryeministrit.

“Reforma në drejtësi është angazhim i maxhorancës, e kjo po ndodh me shpejtësi, që të tilla gjëra të mos ndodhin kurrë në të ardhmen”, shkruan ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Fernandes, shefi kolumbian i drogës kaloi në Kapshticë. Policia: PD, gënjen
Keti Bazhdari fillon fushatën në Shkodër, impenjohet për CATI Youth »
Article Logic
Execution time: 0.026049137115479
array(1) { ["section"]=> string(65) "tahiri-perkujton-gerdecin-sot-nje-dite-e-zeze-per-drejtesine-5955" }