Tahiri përpjekje për qetësim: S’ka rrezik të shtuar për terrorizmin. “Kujdes me panikun’’, ministri u tërheq vëmendjen medieve

Publikuar tek: politike, më 12:42 23-11-2015 Tahiri përpjekje për qetësim: S’ka rrezik të shtuar për terrorizmin. “Kujdes me panikun’’, ministri u tërheq vëmendjen medieve

Saimir Tahiri ka siguruar sot se nuk ka rrezik të shtuar për terrorizmin në Shqipëri. Sipas ministrit të Brendshëm, Shqipëria është në ‘’rrezikun e zakonshëm që ka çdo vend i qytetëruar’’. Madje Tahiri, edhe patrullimin me kallashnikovë të policëve në Tiranë, e komenton si diçka të zakonshme, duke marrë në konsideratë se vende të tjera sipas tij, kanë ushtrinë në rrugë. Tahiri u ka tërhequr vëmendjen medieve shqiptare që të mos përhapin panik. Të njëjtën siguri ka dhënë dje edhe kryeministri Edi Rama, por në rrugët e Tiranës është vënë re patrullim më i shtuar me armë në dorë i policëve. 

“Të gjitha të dhënat nuk lënë vend për panik, edhe ju keni një rol të veçantë te publiku, të mundoheni të klasifikoni si të  ulët çështjet e informacionit, duke gjetur një balancë ne dhe ju, nevojën për të rritur alertin, po evituar panikun.

Nuk duket që ka rrezik të shtuar, përveç rrezikut të zakonshëm që ka çdo vend i qytetëruar dhe po bashkëpunojmë me partnerët.

Këto janë masa të shtuara dhe ndërkohë çdo institucion në vend, mbi bazën e urdhrit të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, kanë marrë masa parandaluese, të kujdesit të lartë jo se i përgjigjen çështjeve konkrete. Nuk jam i autorizuar të ndaj të gjithë informacionin me ju, e kam të pamundur, në shtete të tjera është edhe ushtria në këmbë.

Çdo sfidë duhet ta ndajmë bashkë dhe zgjidhjet i kemi të gjithë bashkë”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Belind Këlliçi i përgjigjet sulmeve, flet edhe për lidhjen me vajzën e Shkrelit dhe Shamkut
Blushi kritikon sërish qeverinë: Po bëni vetëm fasadë, ku i çoni paratë?Kjo është lluksokraci »
Article Logic
Execution time: 0.10636401176453
array(1) { ["section"]=> string(126) "tahiri-perpjekje-per-qetesim-s-ka-rrezik-te-shtuar-per-terrorizmin-kujdes-me-panikun-ministri-u-terheq-vemendjen-medieve-26084" }