Tahiri: Polici që dje merrte rryshfet, sot arreston rryshfetdhënësin

Publikuar tek: politike, më 17:40 28-02-2015 Tahiri: Polici që dje merrte rryshfet, sot arreston rryshfetdhënësin

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me arrestimin e një tjetër personi që tentoi të korruptonte një polic rrugor në qytetin e Fierit.

Personi tentoi të korruptonte sot me 10 mijë lekë efektivin e policisë, por është arrestuar nga unifromat blut.

Tahiri ka përgëzuar këtë sjellje të qeverisë duke u shprehur se punonjësi i policisë që dje merrte rryshfet, sot arreston rryshfetdhënësin.

Ai ka thënë se rezultatet në luftën kundër korrupsionit vijnë së bashku me qytetarët.

“Me rastin sot në Fier, në pak kohë bëhen 20 shtetas të arrestuar nga policia rrugore pse tentojnë t’i japin rryshfet policit rrugor. Punonjësi i policisë që deri dje merrte rryshfetin, sot arreston rryshfetdhënësin. Kjo është pjesë e angazhimit tonë për të luftuar korrupsionin dhe për ta bërë Policinë e Shtetit të pastër nga çdo njollë abuzivizmi e korrupsioni. Rezultatet tona në luftën kundër korrupsionit vijnë vetëm bashkë me qytetarët që denoncojnë kërkesat për rryshfet dhe me policët që arrestojnë qytetarët që ofrojnë rryshfet. Kjo është rruga jonë drejt ‪policisë që duam”, shkruan Tahiri në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Ballkani i rrezikuar nga islami radikal, BE të na marrë në mbrojtje
Zeqaj i Fierit tërhiqet nga rikandidimi për Bashkinë »
Article Logic
Execution time: 0.018667936325073
array(1) { ["section"]=> string(71) "tahiri-polici-qe-dje-merrte-rryshfet-sot-arreston-rryshfetdhenesin-4653" }